Bota

Fuqia ushtarake e Putinit

Udhëheqësi rus dërgon nëndetëset në Siri, me raketa me rreze të gjatë. Veprime që po mbyllin aeroportet e zonës. Forcon bazën e Erebunit në Armeni me helikopterë sulmi. Forcon lidhjet me Iranin dhe Hezbollahun, të cilëve u shet sisteme mbrojtjeje raketore. Në pritje edhe gjuajtësit T50 të gjeneratës së fundit

Screen Shot 2015-12-08 at 22.13.50

Nuk është vetëm Siria. Fuqia ushtarake e Vladimir Putinit dihet që është e përhapur në të gjithë “fushën e shahut” që është Lindja e Mesme. Sepse loja nuk luhet vetëm në Siri, ku terroristët e Shtetit Islamik po mbjellin terror në territoret që i kanë shkëputur qeverisë së Bashar al Asadit.
Nga Mesdheu në Iran, nga Turqia në Irak, kreu i Kremlinit e di shumë mirë se për të fituar luftën kundër terrorizmit islamik, është i detyruar që të lëvizë në disa fronte, sepse armiku nuk është vetëm Kalifi Abu Bakr al Bagdadi. Pasi Erdogani rrëzoi një Su-34 rus që bombardonte pozicionet e ISIS në Siri, horizonti ka nisur të bëhet shumë më i qartë.

“Fusha e shahut” që është Siria

Sot në mëngjes, ndërkohë që avionët rusë vazhdonin të godisnin pozivionet e Shtetit Islamik në Siri, nëndetësja “Rostuv mbi Don” e flotës ruse në Detin e Zi hyri në Mesdheun lindor.

Screen Shot 2015-12-08 at 22.14.29 Screen Shot 2015-12-08 at 22.13.50

Tani gjendet jo shumë larg nga brigjet siriane. Sipa sagjencisë Interfax, që citon një “burim të mirëinformuar”, nëndetësja transporton raketa Kalibr-Pl. Raketa krejt të ngjashme me ato të përdorur nga flotilja e Kaspikut kundër objektivave të Shtetit Islamik. Pikërisht për shkak të rrezikut që paraqesin raketat e lëshuara nga anijet ruse në Detin Kaspik drejt Sirisë, të gjithë fluturimet nga dhe për në aeroportet e rajonit autonom të Kurdistanit iraken janë nuluar, që nga mesnata e djeshme e deri në mesnatën e sotme. Eshtë hera e dytë që nga fundi i nëntorit që Tellar Fayek, drejtore e aeroportit ndërkombëtar të Erbilit, i cili bashkë me atë të Suleimanias është porta kryesore hyrëse në rajon, është detyruar të marrë këtë masë. Përpara se të arrijnë në Siri, raketat e lëshuara nga anijet e Moskës duhet të përshkojnë qiejt e Iranit dhe të Irakut verior. Në 21 nëntor ishte anuluar edhe një e katërta e fluturimeve nga dhe për në aeroportin ndërkombëtar të Beirutit, për shkak të ushtrimeve detare ruse në ujërat e Mesdheut, pranë brigjeve libaneze.

Cari kundër Sulltanit

Përveç Shtetit Islamik, Putini duhet të frenojë edhe synimet ekspansioniste të Turqisë, që bën biznes pikërisht me terroristët e Kalifatit, sipas Kremlinit, dhe që në orët e fundit ka “pushtuar” madje Irakun. Pas krizës që shpërtheu për shkak të rrëzimit të avionit rus në kufirin me Sirinë, këtë herë tensionet janë rritur prej kalimit të një anije lufte në Bosfor, me raketa gati për lëshim.

Në pamjet e shfaqura të dielën nga televizionet lokale, anija ushtarake “Caesar Kunikov” përshkoi ngushticën detare që ndan Stambollin, drejt Mesdheut. Në bord u pa një ushtar që mbante në shpatull një rakethedhëse tokë-ajër, në dukje e gatshme të përdorej. Tensionet mes Erdoganit dhe Putinit i ka ndezur më shumë edhe dërgimi, javën e kaluar, i trupave dhe mjeteve ushtarake të rënda turke në bazën stërvitore të Bashiqas, 32 kilometra në veri të bastionit të ISIS në Mosul. Për t’u përgjigjur, Rusia ka forcuar me shtatë helikopterë bazën e saj në Erebuni, në Armeni, jo shumë larg prej kufirit me Turqinë. Bëhet fjalë për helikopterë sulmi Mi-24P dhe helikopterë transporti Mi-8MT dhe deri në fund të vitit do të vijnë helikopterë të tjerë. Montimi i mjeteve do kryhet brenda një muaji dhe pas kësaj mund të nisin fluturimet.

Boshti shiit

Në Siri, Putini ka krijuar lidhje shumë të forta me Hezbollahun dhe Iranin. Këto dy forca kanë ndërhyrë spontanisht në konfliktin sirian, në funksion antisunit: me rrëzimin e regjimit të Asadit, do të krijohej në fakt një zonë shumë e madhe me shumicë sunite që do të shkaktonte spastrim të shiitëve. Por me Iranin, Moska mban marrëdhënie të rëndësishme ekonomike dhe ushtarake. E fundit, në rend kohor, furnizimi i Iranit me sisteme mbrojtjeje raketore S300, sipas agjencisë Tass.

Po vijnë super gjuajtësit

Nga viti 2016, rusët mund të përdorin gjuajtësit e brezit të pestë T50. Lajmin e ka bërë të ditur dje Ministri i Mbrojtjes të Rusisë, Yuri Borisov.

T50 përbën eksperiencën e parë për rusët me materiale përthithës radarësh (Ram). Të gjithë gjuajtësit janë radarë AESA dhe kontroll vektorial tridimensional shtytjeje. Një hap i madh përpara për aviacionin rus, që duhet t’i lejojë superioritet ajror në zonë për 40 vitet e ardhshme./Il giornale – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button