Uncategorized

G20 miraton ndalimin e përkohshëm të borxhit për vendet më të varfëra

Grupi i vendeve të G20 njoftoi të mërkurën mbështetjen e plotë për një ndalesë të përkohshme të pagesave të borxheve nga kombet më të varfra në botë ndërsa përpiqen të merren me menaxhimin e pandemisë të koronavirusit.

“Ne mbështesim një pezullim të kufizuar në kohë të pagesave të kësteve për vendet më të varfra që na kërkojnë ti tolerojmë,” thanë ministrat e financave dhe bankierët qendrorë të G20 në një komunikatë pas takimit të tyre virtual. “Të gjithë kreditorët zyrtarë dypalësh do të marrin pjesë në këtë iniciativë.”

Grupi, i cili bashkon ekonomitë më të mëdha në botë, u bëri thirrje gjithashtu kreditorëve privatë, që punojnë përmes Institutit të Financave Ndërkombëtare, të marrin pjesë në këtë iniciativë që shtrihet në 76 vendet më të varfra në botë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore u kishin bërë thirrje qeverive të sigurojnë gjashtë muaj lehtësim të borxhit për vendet më në nevojë, dhe ministrat e financave nga Grupi i Shtatë ekonomive më të përparuara ranë dakord ta bëjnë këtë të martën duke siguruar që vendet e G20, duke përfshirë Kinën dhe Rusinë, ishte në favor.

“Kjo është një iniciativë e fuqishme, me veprim të shpejtë që do të bëjë shumë për të mbrojtur jetën dhe jetesën e miliona njerëzve më të prekshëm,” thanë drejtuesit e FMN dhe Bankës Botërore në një deklaratë të përbashkët.

FMN miratoi të hënën një ndalesë gjashtë mujorëshe për pagesat e borxheve nga 25 vende, kryesisht në Afrikë.

Zyrtarët e G20 përsëritën gjithashtu angazhimin e tyre për të vendosur “mjete të disponueshme” për t’u marrë me krizën shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

“Përpjekjet tona duhet të vazhdojnë të forcohen,” thuhej në komunikatë. / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button