Uncategorized

Gabimet që bëri Anglia në menaxhimin e krizës së Covid-19

Duke parë prapa në kohë, është e qartë se virusi ishte shumë më i përhapur nga sa u mendua në shkurt dhe mars. Vlerësohet se deri më 23 mars në momentin që u dha urdhëri i mbylljes në karantinë kishte 100,000 raste të reja në ditë.

Në atë kohë, testimi dhe mbikëqyrja po realizoheshin në përmasa të vogëla. Kur u kuptua se sa e gjerë ishte shkalla e shpërthimit, shkencëtarët që këshillonin qeverinë ranë dakortë për bllokim dhe karantinë, më vonë u pajtuan edhe ministrat. Vendet e tjera tashmë e kishin vendosur bllokimin përpara Mbretërisë së Bashkuar, por prapë Anglia u vonua disa javë.

Pyetja kryesore është se a duhet ta kishte njohur dhe vlersuar rrezikun më shumë në atë kohë dhe a duhet të ishte përgatitur më mirë Anglia?

E gjitha kjo ka të ngjarë të shqyrtohet në një hetim publik në një moment të dytë dhe kjo pa dyshim që do të tregojë se janë bërë gabime. Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, Sir Patrick Vallance, tashmë e ka pranuar që kanë bërë gabime. BBC / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button