Kinema & TV

“Game of thrones” / Rikthehet seriali më i piratuar i të gjitha kohërave

Screen Shot 2015-04-10 at 11.48.54 AMRikthehet seriali më i piratuar i të gjitha kohërave dhe me mbi 14 milion ndjekës në Facebook. Dhe me shumë fytyra të reja

Për rikthimin e “Game of Thrones” flasin para së gjithash shifrat: në HBO secila seri kushton 6 milion dollarë, për realizimin e serialit punojnë mbi 700 persona me 260 aktorë në set. As numri i të apasionuarve nuk ka limit: 14 milion fansa vetëm në Facebook. Martin, autori, një burrë trupmadh e me mjekër të bardhë, me të shkuar të lidhur me lëvizjet e viteve ’60 (për ta kuptuar thellësisht vlen të lexohet trilleri i tij politik “Armageddon Rag”, i rizbuluar pas suksesit të “Një këngë prej Akulli dhe Zjarrit”) është shndërruar në yllin e çdo mbledhjeje dhe çdo deklaratë e tij ndez diskutime në rrjet. Dëshpërim i përgjithshëm pas lajmit se dalja e romanit të gjashtë në seri, “Erërat e Dimrit” është shtyrë për kushedi se kur. Trishtim për të gjithë ata që i përpinin librat duke pritur me padurimi atë çfarë i priste në televizion, aq më tepër pas pohimit të mistershëm të Martin se në sezonet në vijim, që nga i pesti, deri tek i shtati dhe i fundit, seriali do të shkëputet në mënyrë edhe më të dukshme nga romani: “do të vdesin personazhe që në libër nuk vdesin. Mbani sytë hapur: skenaristët janë edhe më gjakftohtë se unë”.

Duke ditur se shkrimtari, në bashkëpunim me dyshen mjaft të aftë të skenaristëve David Benioff dhe D.B.Weiss, nuk kursejnë as të mirët e as të këqinjtë (debutimin e bëri duke nxjerrë jashtë më të drejtin nga të gjithë, Eddard Stark), në këta muaj hipotezat dhe spekulimet janë shumëfishuar. E vetmja gjë e sigurtë është që në skenë do të shfaqen fytyra të reja (nga ana tjetër personazhet po fillonin disi të pakësoheshin), përfshirë dhe të pamëshirshmen dhe të rrezikshmen Tyene Sand, njëra nga vajzat e princit Martell, e luajtur nga italo-amerikania Rosabell Laurenti Sellers. Sa për personazhet e tjerë të njohur, për të cilët çdo teleshikues ka të preferuarin e tij që shpreson se do të mbijetojë deri në fund të historisë, ka vetëm hipoteza të vagullta. Duket se Sansa Strark, që gjithmonë ka qenë pak si qullashe, paska një metamorfozë të errët nën ndikimin e Gishtprerit, ish-Richelie i oborrit me ambicie për pushtet. Motra Arya vazhdon rrugëtimin e saj drejt moshës madhore dhe vendos në zbatim planin e saj për hakmarrje, ndërsa “bastardi” Jon Snow forcon aleancën e  tij me Stannis Baratheon. Në shtëpi, Lannister Cersei është gjithmonë e më e prirur të vrasë të vëllanë Tyron, xhuxhi i pakrahasueshëm, gjithmonë duke iu bazuar romanit, do t’i nënshtohet “parakalimit të turpit”, duke sfiluar nudo përpara popullit të tij si shpagim. Së fundmi, Daenerys Targaryen, që ka edhe një fans special si Pablo Iglesia, lideri politik spanjoll i Podemos, do të hyjë më drejtpërdrejt në lojën e froneve duke marrë emisar në kërim të aleancave. /Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close