Bota

Gardhi i ri kufitar, rimishërim i të shkuarës së errët të Hungarisë

Screen Shot 2015-10-18 at 13.20.16

Nga Margaret McMullan

Kur pashë imazhet e policisë hungareze, që spërkaste me topa uji turmat e emigrantëve sirianë, gardhin kufitar me tela me gjemba, mijëra njerëz të ngjeshur si kafshë brenda trenave në stacionin Keleti në Budapest, dhe kur dëgjova kryeministrin hungarez Orban të thotë se qëllimi i tij është “ta mbajë Evropën të krishterë”, u terrorizova, por nuk u habita.

Në vitin 2010, së bashku me familjen ka jetuar për 5 muaj në Hungari. Isha atje në kuadër të programit Fulbright. duke dhënë mësim letërsinë e jugut të SHBA-së në Universitetin e Pecs-it, ndërsa po kërkoja të afërmit hebrenj për një libër. Para se të largoheshim, një mik hungarez në Shtetet e Bashkuara, më paralajmëroi se Hungaria nuk është një vend shumë mikëpritës. Hungarezët si hungarezët. Kjo është e gjitha.

Subjektet e mia kërkimore – të afërmit e mi hebrej- do të kishin rënë dakord. Në vitin 1944, ushtarët e

Kryqit të Hekurt arrestuan 424.000 hungarezë hebrenj, i ngarkuan në trenat dhe i dërguan në kampet e përqëndrimit. Shumica e familjes së nënës sime, ishin mes atyre që u vranë.

Qyteti i Pecs-it ndodhet në jug të Hungarisë, rreth 40 milje larg nga kufiri kroat dhe ai serb. Për shkak se jemi trajtuar në mënyrë rutinore me burokracinë e stilit sovjetik dhe llojin e mobesimit, apo anti-semitizmin që paraardhësit e mi i kanë përjetuar gjithë jetën e tyre, qyteti ndjehej si një univers paralel, ose si dikush i mbërthyer nga një e kaluar të errët.

Mes mësimdhënies dhe kërkimeve, kam kryer udhëtime të shpeshta në Zyrën e Emigracionit dhe Natyralizimit, për të siguruar qeverinë se ne nuk kishim ndërmend të qëndronim në Hungari në mënyrë të përhershme, dhe se kishim para të mjaftueshme për t’u larguar.

Në një moment, ata më kërkuan çertifikatën e martesës – origjinalen, jo kopjen. Unë s’munda të gjeja dot origjinalin. U thashë se më kishte humbur si pasojë e uraganit Katrina në vitin 2005, por ata ende këmbëngulnin tek origjinali, ndaj dhe u desh të kthehesha në SHBA për të përfunduar dokumentet. Unë

u bëra gjithnjë e më shumë paranojake, dhe e bindur se ata donin të përcaktonin nëse unë isha Hebreje apo e Krishterë.

Ndërsa në Pecs, zbulova se stër-gjyshi im kishte ndërtuar sinagogën e qytetit. Kam kaluar disa pasdite aty, ulur në bankat ku paraardhësit e mi janë lutur. Pasi hapa raftin prej druri, zbulova disa grafite në gjuhën gjermane të gdhendura në dru:Aus juden seife sieden, që afërsisht përkthehet:prej djegies së hebrenjve duhet të prodhojmë sapun. Duket se ishte bërë kohët e fundit.

Gjatë qëndrimit tonë atje, partia politike në rritje Jobbik, organizoi shpesh demonstrata anti-semite në Budapest, duke dëmtuar sinagogat e pakta të mbetura të vend. Disa simpatizantë të kësaj force politike, kanë lidhje me ish-partinë e Kryqit të Hekurt, versioni hungarez i nazistëve.

Qëkur në pushtet është kryeministri Viktor Orban, qeveria ka lëvizur drejt së djathtës ekstreme, çka do të thotë se ajo po sheh me shumë nga Lindja sesa Perëndimi; më shumë drejt Rusisë dhe “mënyrave të vjetra”, dhe më pak drejt Shteteve të Bashkuara dhe demokracisë.

Demokracia është e tepërt, dhe hungarezët ndjehen shumë të lodhur. Por s’duhet ta përgjithësoj. Studentët e mi në universitet, ishin inteligjentë dhe kreativë. Ata më dhanë udhëzime mbi varrezat hebreje, shumica e të cilave u shkatërruan në Luftën e Dytë Botërore.

Këta studentë mu shprehën se nuk e kuptojnë literaturën e jugut të SHBA-së, pasi ata kanë jetuar nën komunizëm, dhe përmes profesioneve të pafundme, dhe e dinin kuptimin e humbjes, vështirësive dhe mbijetesës. Miqtë hungareze që kemi bërë në vitin 2010, na dërgojnë ende e-maile me lajme dhe opinione. Disa thonë se biznesi i ndërtimit të gardheve është “një çmenduri”, dhe se ndihen të turpëruar nga qeveria e tyre.

Gjithashtu, ata janë të frikësuar sepse nuk e dine, se çfarë mund të shkaktojë një urrejtje e tillë. Situata politike dhe ekonomike përkeqësohet çdo ditë. Mikja ime më e mirë në Hungari, më thotë se është e lumtur që djemtë e saj janë diplomuar në vende ku “mendjet e njerëzve nuk janë aq shumë të infektuara”.

Unë ndjej neveri ndaj Hungarisë, për atë i shkaktoi familjes së nënës sime. Por tanimë e gjej veten duke mbrojtur jo Hungarinë, por individët hungarezët:miqtë që kemi bërë atje, studentëve që u kam dhënë mësim. Bëhem mbrojtëse e tyre, ashtu sikurse mbrohem kur them se jam nga Misisipi. “Ata nuk janë të gjithë të keqij”- them njelloj si personazhi Kuintin tek novela e Faulkner “Absalom, Absalom!”. “Unë nuk e urrej Jugun, jo!”- ishte refreni i dyshimtë i Kuintinit. Tani e imja është:Unë nuk e urrej Hungarinë, jo.

Shënim: Margaret McMullan është autore e shtatë romaneve. Kohët e fundit ajo ka publikuar edhe mbi libër mbi Hungarinë.

“Los Angeles Times” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button