Nga Mara Wilson
Unë e kalova ditëlindjen time të 13-të mbyllur në një dhomë hoteli në Toronto, Kanada. Ishte korriku i vitit 2000, dhe unë gjendesha në një turne për të promovuar filmin “Tomasi
dhe hekurudha magjike”. Më kishin premtuar një ditë pushim më rastin e ditëlindjes, por kur mbërrita nga Los Angeles një natë më parë, mësova se do të flisja gjithë ditën me gazetarët.
Çështja e ditëlindjes nuk ishte diçka e re për mua. Unë e kisha festuar ditëlindjen time të 8-të në sheshin e xhirimit të filmit “Matilda” dhe të 9-tën gjatë xhirimit të filmit “Një dëshirë e thjeshtë”, por kësaj herë ishte sërish zhgënjyese. Përveç një dadoje që kujdesej për mua, isha vetëm pa asnjë pjesëtar të familjes.
Të nesërmen në mëngjes u ngrita e zhgënjyer, dhe vesha fustanin tim më të mirë të linjës “Forever 21”. Dy koordinatorë të marrëdhënieve me mediat, më pyetën para se filloja intervistën time:A doja të fikej kondicioneri apo të pija një soda? Unë u thashë se isha mirë, pasi nuk doja që të cilësohesha si grindavece.
Por kur gazetarja më pyeti se si ndihesha, bëra një nga gabimet më të mëdha të jetës sime:I thashë asaj të vërtetën. Nuk e di pse iu hapa asaj. Por në fakt nuk kam qenë kurrë shumë e aftë në fshehjen e ndjenjave të mia. (Për mua aktrimi, është shumë ndryshe nga gënjeshtra.) Dhe ajo më dukej sikur interesohej vërtetë për mua.
Ditën tjetër, gazeta më e njohur në Kanada më vendosi në faqen e parë të seksionit të saj të argëtimit. Artikulli fillonte me fjalinë“Intervista nuk kishte filluar mirë kur Mara Uillson, nisi të ankohej tek stafi i saj”.Artikulli vazhdonte duke përshkruar shtigjet e errëta ku zhyten shpesh fëmijët e famshëm të kinemasë.
Ai bazohej tek ajo që unë tani i referohem si “Narrativ”, ideja secilido që rritet në sytë e publikut do të ketë një fund tragjik. Në moshën 13 vjeçare, unë dija tashmë gjithçka për “Narrativën”. Si një aktore prej moshës 5 vjeçare, dhe që luaja në film që prejmoshës8 vjeçare, unë do të isha trajnuar të dukesha sa më normale, për të shmangur rënien time të pashmangshme.
Unë ndaja një dhomë gjumi me motrën time të vogël. Shkoja në një shkollë publike. Kur dikush më quante “yll”, duhej të këmbëngulja se isha aktore, se yjet e vetëm ndodheshin në qiell. Askush nuk do të prekte paratë që fitoja derisa të mbushja 18 vjeç. Por unë isha 13 vjeçe, dhe tashmë isha shkatërruar. Ashtu siç e prisnin të gjithë.
Gazetarja më kishte pyetur se çfarë mendoja për Britni Spirs. Me sa duket, unë iu përgjigja se e “urreja” atë. Në fakt unë nuk e urreja Britnin. Por nuk do ta kisha pranuar kurrë që e pëlqeja. Brenda meje kishte një moto të fortë të tipit“Jo si vajzat e tjera”, që sot përjetohet si diçka e turpshme.
Disa prej atyre ndjenjave ishin xhelozi e pastër, sepse ajo ishte e bukur dhe në modë në një mënyrë që unë nuk do të isha kurrë. Mënyra se si flisnin njerëzit për Britni Spirs ishte atëherë e tmerrshme për mua, dhe është edhe sot. Historia e saj, është një shembull i mrekullueshëm i një fenomeni që e kam parë për vite me radhë:
Kultura jonë i ndërton këto vajza vetëm për t’i shkatërruar ato. Fatmirësisht njerëzit po bëhen të vetëdijshëm për atë që i bëmë zonjës Spirs, dhe kanë filluar që t’i kërkojnë asaj falje. Por ne ende jemi duke jetuar me plagët. Deri në vitin 2000, zonja Spirs ishte etiketuar si “Vajzë e keqe”.
Dhe ato ishin kryesisht vajza që tregonin ndonjë shenjë të seksualitetit. Unë kam parë shumë aktore dhe këngëtare adoleshente që e përqafojnë seksualitetin si një rit kalimi drejt famës, duke u shfaqur në kopertinat e revistave të njohura apo në video muzikore provokuese.
Unë vendosa se nuk do të isha kurrë e tillë.
Unë tashmë isha seksualizuar gjithsesi, por e urreja këtë gjë. Kam luajtur kryesisht në filma familjarë, “Mrekulli në Rrugën Nr.34”, “Matilda”, dhe Zonja Doutfire”. Nuk jam shfaqur asnjëherë me veshje provokuese sesa një fund deri në gju. Dhe e gjithë kjo ishte e qëllimshme:Prindërit e mi mendonin se në atë mënyrë unë do të isha më e sigurt.
Por nuk funksionoi. Njerëzit më pyesnin në intervista “A ke të dashur?”që kur isha 6 vjeçe. Gazetarët më pyesnin se kush mendoja se ishte aktori më seksi. Ishte bukur kur 10vjeçarët më dërgonin letra ku shkruanin se ishin të dashuruar me mua.
Para se të mbushja 12 vjeç, kishte foto të miat në faqet pornografike me fëmijë. Çdo herë u ndjeva e turpëruar. Hollivudi ka vendosur që të adresojë problemin e ngacmimeve seksuale në industrinë e kinemasë, por unë vetë nuk jam ngacmuar kurrë seksualisht gjatë xhirimit të ndonjë filmi.
Ngacmimi im seksual vinte gjithmonë nga mediat dhe publiku. Një pjesë e madhe e “narrativës” është supozimi se fëmijët e famshëm e meritojnë një trajtim të tillë. Ata
e kërkuan vetë që të bëhen të famshëm, ndaj është mirë që t’i sulmosh. Në fakt, “Narrativa” ka të bëjë shpesh shumë më pak me fëmijën sesa me njerëzit përreth tyre.
Kompania “Metro Gold Mayer” i jepte pilula Xhudi Garlendit për të qëndruar zgjuar dhe
për të rënë në peshë kur ishte në adoleshencën e saj të hershme. Ish-aktorja e fëmijëve Rebeka Shafer u vra nga një manjak i fiksuar pas saj. Drju Berrimor, që iu nënshtrua rehabilitimit kur ishte adoleshente, kishte një baba alkoolik dhe një nënë që e çonte nëStudion 54 dhe jo në shkollë.
Gjëja më e trishtueshme për “krizën” e zonjës Spirs është se ajo nuk kishte pse të ndodhte. Kur ajo u divorcua nga bashkëshorti, qethi flokët dhe sulmoi egër një paparac, mbi të u imponua “Narrativa”, por realiteti ishte se ajo ishte një nënë e re që po përballej me ndryshime të mëdha në jetë.
Njerëzit kanë nevojë për hapësirë, kohë dhe kujdes për t’u përballur me gjëra të tilla. Dhe ajo nuk pati asnjërën nga këto. Shumë momente të jetës së Spirs ishin të njohura për mua. Që të dyja kishim kukulla të bëra vetë, kishim miq dhe të dashur të cilëve u tregonim sekretet tona, apo kishim rritur burra që komentonin trupat tanë.
Por jeta ime ishte më e lehtë, jo vetëm sepse nuk isha kurrë e famshme në nivelin e tabloideve, por sepse ndryshe nga Spirs, unë kisha gjithmonë mbështetjen e familjes sime. E dija që kisha para të ruajtura mënjanë dhe që ato ishin të miat. Nëse do të më duhej të shpëtoja nga syri i publikut, unë zhdukesha e sigurt në shtëpi ose shkollë.
Kur u botua artikulli që më cilësonte pak si “njeri të egër”, babai im më kujtoi që të jem më pozitive dhe më e sjellshme në intervista. Por mund të them se nga ana tjetër, ai nuk mendonte se ishte i drejtë ai etiketim. Ndonjëherë njerëzit më pyesin “Si përfundove mirë?”. Një herë, dikush që e kisha konsideruar mik më pyeti duke qeshur “Si ndihesh kur e di se ke arritur kulmin?” Nuk dija si të përgjigjesha, por tani do t’i thosha se kjo është pyetje e gabuar. Nuk kam arritur kulmin, sepse për mua, “Narrativa”nuk është një histori që dikush tjetër po shkruan për mua. Atë mund ta shkruaj unë vetë. / “The New York Times” – Bota.al