Magazine

Gjashtë mënyra sesi të ruani aftësitë shkollore të fëmijëve gjatë pushimeve të verës

“The Conversation

A jeni të shqetësuar, se fëmijët tuaj do të harrojnë atë që mësuan në shkollë gjatë pushimeve të gjata verore? Studiuesit e kanë studiuar këtë problem prej më shumë se një shekulli. Kur Uilliam Uajt, profesor matematike në shtetin e Nju Jorkut, kreu në fillim të viteve 1900 një studim për të kuptuar se sa mbanin mend nxënësit e matematikës gjatë pushimeve verore, ai kreu një test si ai që kishin bërë në fund të vitit të kaluar shkollor.

Ndërsa nxënësit e klasës së dytë ishin përgjigjur gabim 9 nga 70 pyetjet në total në testimin e qershorit, pas pushimit veror kishin gabuar në 25 nga 70 pyetjet e të njëjtit test. Por pas 2 javësh ushtrim me problemet matematikore, numri i gabimeve ra në 15.
Studimi i Uajt me titull “Testimet para dhe pas pushimeve “, dhe i botuar në vitin 1906, arriti në përfundimin se “ajo që është më pak jetike, është e para që humbet”. Studimi i tij është gjithashtu një nga të parët që identifikoi një dukuri që mësuesit sot e quajnë “harresa e mësimeve gjatë verës ”, që është efekti negativ që një pushim i gjatë veror ka mbi aftësinë e nxënësve për të kujtuar faktet dhe aftësitë që kishin mësuar vitin e kaluar shkollor.

Gjatë verës, nxënësit humbasin zakonisht ekuivalentin e 1 muaji mësimor, kryesisht në lëndët ekzakte si matematika. Po ashtu, studimet kanë zbuluar se harresa e mësimeve gjatë verës,është më e theksuar tek ata me aftësi të kufizuara, por edhe nxënësve që vijnë nga familje tëvarfra.

Disa prindër përfitojnë nga programet verore të shkollave, të cilat mund t’i ndihmojnë fëmijët e tyre të ruajnë gjatë gjithë verës aftësitë e tyre akademike. Por ekzistojnë edhe disa mënyra të tjera se si prindërit mund ta shmangin këtë problem:

1. Modeloni atë që dëshironi të shihni

Para së gjithash, mos harroni asnjëherë se jeni një model. Fëmijët do të bëjnë atë që shohin të bëjnë të rriturit përreth tyre. Vera është koha e përkryer që ju të reduktoni kohën e kaluar para ekranit, dhe rrisni kohën e leximit, shkrimit, shëtitjeve, lojërave apo bisedave.

2. Vizitoni bibliotekën e lagjes

Fëmijët e duan pavarësinë. Një nga mënyrat më të mira. për t’i lejuar fëmijët të tregojnë pavarësi, është t’i nxisni ata të shfletojnë librat në raftet e bibliotekës së lagjes apo zonës ku jetoni, dhe të zgjedhin libra që mund t’i lexojnë në mënyrë të pavarur, apo që ju t’ua lexoni me zë të lartë. Merrni pjesë në orët e leximeve të hapura nëse biblioteka e ofron diçka të tillë. Bëjeni zakon të vizitoni bibliotekën çdo javë ose të paktën disa herë në muaj. Këto vizita në bibliotekë, do të forcojnë aftësitë lexuese të fëmijës tuaj.

3. Luani lojëra gjatë udhëtimeve

Kur udhëtoni me makinë, autobus ose tren, ka disa lojëra në të cilat mund të angazhoheni me fëmijët tuaj. Për shembull, mund të luani “Unë spiunoj me syrin tim të vogël”, duke vlerësuar numrin e restoranteve të ushqimit të shpejtë që do të kaloni, apo të kërkoni të gjitha fjalët që fillojnë me një shkronjë të caktuar. Këto aktivitete jo vetëm që i mbajnë fëmijët të angazhuar, por i mprehin gradualisht aftësitë e tyre në një gamë të gjerë fushash akademike si shkrim-leximi, llogaritja dhe komunikimi.

4. Inkurajoni fëmijët tuaj të mbajnë një ditar veror

Si fillim sugjeroni një hyrje në ditar me “10 gjërat që dua të bëj përpara se të mbarojë vera”. Lista mund të përfshijë aktivitete si shikimi i lindjes së diellit, kalimi i një dite të tërë duke ecur zbathur, apo loja sesa larg mund të pështyhet një farë shalqini. Për ta bërë më interesant ditarin, nxitini fëmijët që ta mbushin atë si me shkrime ashtu edhe me vizatime.

5. Vizitoni disa pika referimi

Planifikoni vizita, përmes së cilave mund t’i njihni fëmijët tuaj me monumentet historike të zonës. Dokumentojeni vizitën me një shënim në ditar, me vizatime apo fotografi, si dhe me disa kërkime në internet mbi historinë e sitit kulturor që sapo vizituat. Ekskursionet mund të bëhen edhe më kuptimplota, nëse keni fëmijë që mund të bëjnë një kërkim të vogël në monumentet që vizitoni.

6. Planifikoni pikniqe javore familjare

Ndryshoni vaktet, si mëngjesin, drekën apo darkën. Lërini fëmijët tuaj të planifikojnë menunëdhe të gatuajnë bashkë me ju, si dhe të zgjedhin vendin për piknikët. Studimet kanë zbuluar se përfshirja e fëmijëve në përgatitjen e vakteve ushqimore, apo në aktivitete si përpilimi i listave me ushqimet që duhen blerë, mund të ndihmojë në përmirësimin e aftësive të tyre të leximit, shkrimit dhe ato matematikore. / bota.al

Back to top button