“Kam parë meshkuj që bënin gjithçka për femrën, për të cilën ishin të interesuar. Kam parë meshkuj që merrnin trenin, avionin, flinin nëpër stacione, në tokë, nëpër rrugë, në sedilje të parehatshme të transportit publik, vetëm për të kaluar dy orë me femrën që dashuronin.
Kam parë meshkuj që nuk janë trembur përballë një përgjigjeje “Jo” në një ftesë për darkë; përballë një sfide, përballë një debate, sepse e kishin tepër të qartë se frika duhej mbizotëruar. Një “Jo” mund të ndryshonte me kohën, një debat mund të kalohej.
Kam parë meshkuj të shtynin takimet e tyre, të përshkonin kilometra, të merrnin përsipër organizimin e surprizave, të ndryshonin prioritetet e tyre dhe të bënin të pamundurën për të fituar një femër.
Kam parë meshkuj të harronin ish të dashurën e tyre për 5 minuta, vetëm për një femër të re që sapo e kishin njohur; njësoj siç kam parë edhe meshkuj që edhe përballë femrave shumë të bukura, e ruanin seriozitetin, sepse në shtëpi i priste një femër shumë më besnike. Këto realitete i kam parë të dyja në kohë rekord, sepse kur diçka e pëlqen me të vërtetë, justifikimet harrohen dhe jetohet realisht jeta në maksimum”. – Mary G. Baçaglini
Ky është realiteti i çdo dite të sotme, ku sheh dy kahe të ndryshme të medaljes. Meshkujt besnikë dhe meshkujt jobesnikë. Sigurisht autorja i mëshon më tepër meshkujve që sakrifikojnë dhe nuk e tradhëtojnë atë që duan. Ky duhet të jetë normalisht realiteti që duhet të synojmë, meshkujtë besnikë dhe që i duan fort femrat që kanë përkrah. Sigurisht që një marrëdhënie do të ketë uljet dhe ngritjet e veta, nuk ka kuptim të mos ketë, por pikërisht në këto momente nuk duhet tradhëtuar, apo treguar mungesë besnikërie ndaj personit tjetër. Doja ta këtë artikull me një thënie me autor të panjohur, të cilën e hasa një ditë, teksa lundroja në internet: “Të jesh e bukur nuk e mban me zor dot një mashkull. As të jesh e mirë nuk e mban dot. Gjëja e vetme që e mban një mashkull pas vetes, është dëshira e tij që të jetë besnik”.