Nobeli për Dylanin, artisti që transformoi rrokun në një përfaqësim poetik të realitetit. Gjeni i muzikës popullore, nuk u ndal asnjëherë. Nga folku tek muzika psikedelike, u mësoi të gjithëve, edhe Beatles-ave, se si duhej dhe mundej të shkruheshin tekstet e këngëve. Vepra e tij nuk është vetëm letërsi, mbetet muzikë: dhe vlen për një Çmim të paralajmëruar prej shumë kohësh
Pothuaj nuk besohej më, ashtu si për të gjithë ato gjëra që janë lajmëruar prej një kohe të gjatë dhe më pas janë mohuar, por në fund erdhi: çmimi më i lartë letrar në botë i shkon një artisti që, për të qenë të saktë, letrar nuk është. Eshtë një që bën këngë, por në të bërit e këngëve ka qenë Më i Miri, më i zoti, ati i shenjtë themelues, ai që u mësoi të gjithëve, edhe Beatles-ave, se si duhej, madje se si mundej të bëheshin këngët, duke e transformuar rrokun në një armë të jashtëzakonshme të përfaqësimit poetik të realitetit.
Dylan, gjeniu i muzikës popullore, përndjekësi i mprehtë i të vërtetave që vetëm ai i shihte, u gjend duke shprehur talentin e tij në një moment kritik të zhvillimit të kulturës së masës, në fillimin e viteve Gjashtëdhjetë, atëherë kur askush nuk besonte ende me të vërtetë se kënga mund të ishte diçka më shumë se argëtim, qoftë edhe fisnik, por gjithmonë …