Uncategorized

Gjermania hap kufinjtë për 27 vende evropiane

Gjermania ka hequr kufizimet e udhëtimeve për 27 vende të Evropës kontinentale.

Spanja nuk është përfshirë në listë, por disa turistë gjermanë tani mund të udhëtojnë në ishullin popullor Balearik të Mallorca.  Megjithatë  Aeroporti i Frankfurtit këtë mëngjes ishte i qetë. Vetëm dy fluturime u nisën për në Palma de Mallorca.

Ishujt Balearik të Spanjës do të presin 10.900 vizitorë gjermanë në gjysmën e dytë të qershorit në një ” projekt pilot ” për të provuar masat e sigurisë së turizmit gjatë pandemisë, tha presidenti rajonal Balearik. Projekti fillon më 15 qershor – dy javë përpara se pjesa tjetër e Spanjës të rihapet për turizëm – dhe përfshin ishujt e Mallorca, Ibiza, Menorca dhe Formentera.  CNN / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button