Muzike

Gjesti i Beyonce për Lady Gagan e sëmurë, tregon se dhe mes yjeve mund të ketë miqësi

Fansat e saj e kanë thirrur gjithmonë Mbretëresha,dhe tani Beyoncé i ka demonstruar të gjithë botës se pse e meriton këtë titull. Gruaja e Jay-Z (e cila kohët e fundit u bë sërish nënë), në fakt, ka lënë mënjanë ndonjë rivalitet të mundshëm me kolegen e suksesshme Lady Gaga – disa javë më parë u shtrua në spital për dhimbje të forta të shkaktuara nga fibromialgia – dhe i ka dërguar dy dhurata për të ngritur moralin në një kohë të vështirë.

Këngëtarja e Poker Face ka publikuar në profilin e saj në Instagram dy foto që tregojnë dhuratat e Beyoncé, një xhaketë të ngrohtë dhe një buqetë me trëndafila, me një shënim inkurajues. “Nuk kam pasur një ditë të mirë për shkak të dhimbjeve”, ka shkruajtur këngëtarja rrjetin social.

“Shumë faleminderit për këtë tutë të rehatshme, e cila më mban më ngrohtë, ndërsa unë jam në një shtrat e ulur dhe mund të qëndroj në kontakt me pemët, qiellin dhe diellin, si dhe të marr frymë thellë”, vazhdon Stefani Germanotta. “Ndihem me fat që kam dashurinë tënde.”

“Më mungon”, shkruan ajo në postimin e dytë. “Mendimi yt ishte kaq i sjellshëm. Në qoftë se nuk do shihja videot e tua në TV ndërsa rrija në shtëpinë e gjyshërve, nuk do ia dilja. Je frymëzim për të gjithë ne. Ëndrra që ti mishëron më bën të eci përpara”, përfundoi këngëtarja.

Interpretuesja e Perfect Illusion anuloi turneun e saj evropian për shkak të dhimbjeve të befta që e kanë prekur javët e fundit. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button