Thënie të veçanta nga James Arthur.
“Çfarë është vërtet përmbushëse, është të jesh i lumtur dhe të jesh në gjendje t’i ndihmosh njerëzit e tjerë”.
“Njerëzit që nuk janë artistë, nuk mendojnë për kreativitetin dhe artin; ata mendojnë vetëm për paratë”.
“Gjithçka duhet të ketë në thelb respektin. Unë nuk mundem ta trajtoj një femër si një copë mishi”.
“Çdokush ka kaluar nëpër disa vështirësi në jetë, dhe unë dua të jem zëri që flet për ato vështirësi”.
“Lexuesi im ideal është dikush që i lexon poezitë e mia me zë”.
“Edhe unë kam pendesat e mia, por mendoj se një person jeton dhe mëson”.
“Nëse ndiheni sikur gjithë bota po fundoset për ju dhe nuk flisni për këtë gjë, dijeni se gjërat do tëpërkeqësohen. Duhet të flisni për problemet tuaja”.
“Nevojiten para për të bërë diçka të bukur; duhet të kesh njëfarë mbështetje financiare “.
“Të gjithëve u pëlqen një histori rikthimi dhe të gjithëve u pëlqen edhe humbja. Edhe unë ndihem sikur kam qenë në disa momente i dobët. Shpresoj që kjo gjë t’i frymëzojë njerëzit të mos heqin dorë nga vetja dhe jeta e tyre, si dhe të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre”.
“Sipas meje, poezia është një mënyrë e të menduarit dhe si shumë poetë, edhe mua më tërheq ideja e tëgjeturit të pamundurën, fjalët perfekte”.