Motivuese

Gjithçka është në mendje. Është e thjeshtë, mendo pozitivisht dhe gjëra pozitive do të të ndodhin

Kur takoj njerëz të suksesshëm, unë shpesh dëgjoj versione të ndryshme, por me të njëjtin mesazh. Mesazhi është i thjeshtë dhe pak a shumë është i tillë: “Pavarësisht se shumë arritje kanë këta njerëz, pavarësisht se sa lekë fitojnë, apo sa prona kanë, ata sërish kanë ndjenja negative, si trishtim, zhgënjim, mërzitje etj”.

Arritjet e mëdha nuk janë të lehta për t’i siguruar.  Të pasurit e një vile prestigjioze për pushime, e një edukimi prestigjioz, e një makine për t’u pasur zili, kërkojnë punë të madhe për t’i siguruar. Ata kanë sakrifikuar kohën dhe energjitë e tyre për t’i siguruar këto të mira materiale në jetë. Këto arritje në duke të bukura, mund të duken të vlefshme për të sakrifikuar, por a janë ato të mjaftueshme?

Nëse një person fiton shumë të ardhura në muaj, por sërish nuk ndihet i plotësuar, kjo gjë do të thotë se ai mund të arrijë të sigurojë të tjera gjëra më me vlerë në jetë. Por çfarë qëllimi mund t’i vendosim ne vetes, në mënyrë që ai të jetë i qëndrueshëm? Dhe këtu jemi duke folur për atë qëllim kryesor dhe madhor, pas arritjes së të cilit nuk ndihemi më të nxitur të punojmë për të arritur diçka tjetër, pasi ndihemi të plotësuar tashmë. Të kesh gjëra materiale është diçka e bukur, por nëse nuk ke një paqe të brendshme shpirtërore, si do të mund të të gëzojë një sukses i tillë?

Jemi duke folur për paqen e brendshme, atë brenda nesh në çdo moment. Sepse për të gjetur paqe në botën e jashtme, duhet ta gjejmë atë fillimisht në botën tonë të brendshme. Çdo gjë në botën e jashtme është në ndryshim të vazhdueshëm, por në botën e brendshme gjërat funksionojnë ndryshe. Në botën e brendshme ne mund të gjejmë gjithë paqen që kërkojmë të kemi. Nëse ne e gjejmë atë, do të kemi edhe mundësinë ta ndajmë atë me botën e jashtme. Nëse kemi lumturi në zemrat tona, mund t’u falim lumturi edhe njerëzve rreth nesh, sepse lumturia është “ngjitëse”.

Tashmë është bërë si një klishe të thuash se gjithçka e kemi ne në kontroll dhe gjithçka është në mendjen tonë, pasi të gjithë thonë se është e pamundur t’i kontrollosh gjërat me mendime. Ky është reagimi i njëjtë me atë që hasëm gjatë kohës që u publikua libri i famshëm “Sekreti” i autores Rhonda Byrne. Njerëzit ishin tepër dyshues dhe madje kalonin në tallje, teksa interpretonin mesazhin e këtij romani, por ende në ditët e sotme ky libër është ndër më të shiturit, pasi mesazhi është shpërndarë tashmë nga ata që e lexuan dhe e praktikuan atë. Nëse do të sjellësh një ndryshim në jetën tënde, fillo të mendosh pozitivisht, pavarësisht gjërave që të ndodhin. Me kalimin e kohës do ta vësh re që ngjarje pozitive do të të ndodhin në jetën tënde dhe këtu sërish diskutimi qëndron tek ngjarje dhe dukuri vërtet me vlerë më të madhe, se sa thjesht të ardhurat apo gjërat materiale…

Leave a Reply

Back to top button