Speciale

“Grabitja” e përsosur përmes tekonologjisë 3D

Screen Shot 2016-05-26 at 14.35.31

Nga Geoff Manaugh

Në shkurt të këtij viti, dy artistë, Nora al-Badri dhe Jan Nikolai Neles – pohuan se arritën të skanojnë bustin e faraoneshës egjiptiane Nefertiti në një muze historie në Gjermani, duke përdorur një një skaner me sensor. Ata pastaj i postuan fotografitë dixhitale online. Qëllimi i tyre, u shprehën artistët, ishte të çlironin statujën nga ‘burgimi’ i tij brenda mureve të Muzeut Neues në Berlin, duke bërë të mundur gjithçka përmes qasjes në një printer 3D për të realizuar kopjen gati të përsosur të momumentit – një Nefertiti për të gjithë.

Al-Badri dhe Neles e panë veprimin e tyre si një akt të çlirimit kulturor. Qe një gjest kundër asaj që ata besojnë se është një trashëgimi e grabitjes dhe përvetësimit kolonial, në të cilin të mirat materiale apo kultura e një kombi – në këtë rast Egjiptit – përfundoi tek muzetë dhe bodrumet e një vendi tjetër.

Por ky truk ilustroi një tjetër mundësi:vjedhjen indirekte. Në vend të grabitjes së vetë objektit, ju mund të vidhni vetëm disa prej parametrave të tij – metadatat – që e përcaktojnë atë.  Pse të vjedhësh bustin e vërtetë të Nefertitit, kur në vend të kësaj mundet lehtësisht të marësh përmasat e momumentit për të krijuar një të ri? Vërtet s’do të keni origjinalin, por gjithësesi do të zotëroni një pasuri të veçantë që vjen me zotërimin e një numri potencialisht të pafundëm kopjesh të sakta.

Al-Badri dhe Neles nuk qenë të parët në përdorimin e skanerit për kopjimin e veprave unike të artit në botë. Për disa kohë Kozmo Venman ka skanuar dhe ka publikuar fotografitë dixhitale të artefakteve që ndodhen në Muzeun Britanik – si koka e kalit të Selenës, një nga skulpturat e famshme të Partenonit. Ashtu si El-Badri dhe Neles, Venman e sheh atë që ai bën si çlirimin e artit në botë. Ai gjithashtu shet online kopje të objekteve të lashta, të shtypura në formatin 3D.

Vjedhja dixhitale

Sigurisht, metadatat ka qenë gjithmonë një objektiv. Bota e spiunazhit industrial është e mbushur me tregime të tilla. Vjedhja e planeve për një reaktor bërthamor, një armë sekrete, ose një çip të ri kompjuterik kanë qenë prej kohësh operacione fitimprurësë. Intriguese në lidhje me këtë fazë të re në historinë e vjedhjeve dixhitale, është se meta-vjedhjet janë bërë më të lehta se kurrë më parë.

Për shembull, rezulton se vetëm akustika e një objekti industrial të printuar paraqet një çështje të sigurisë për prodhuesit. Regjistrime të sakta audio, të bëra gjatë procesit të shtypjes në 3D, mund të përdoren për të dekodifikuar objektet që shtypen, duke lejuar objektet e shtypura në 3D të riprodhohen diku tjetër, në bazë të metadatave të vjedhura akustike.

Në këtë skenar, gjithçka që nevojitet për një vjedhje të sofistikuar të pronësisë intelektuale, është që një smartfon të lihet pranë një prineri 3D, për të regjistruar zhurmën që lëshon ky i fundit. Nënshkrimi akustik përmban informacione të mjaftueshme në lidhje me lëvizjet e sakta të pjesës ballore të printerit. Regjistrimi mund të përdoret për të dekodifikuar objektin e shtypur dhe rikrijuar atë diku tjetër. Vidhni metadatat, dhe keni grabitur objektin.

Zhurma e bardhë

Studiuesi që qëndron pas këtij zbulimi, Muhamed Al- Faruk, drejtor i laboraorit të sistemeve të avancuara dhe integruara kibernetike-fizike në UC Irvine, sugjeroi më pas se një mënyrë për të luftuar këtë lloj vjedhjes të IP, do të jetë futja e zhurmave të rastit në objektin që printohet. Çdo objekt i dekodifikuar nga të dhëna të pasakta do të jetë i dobët.

Duke vepruar si një lloj dosjeje akustike, kjo do të ndihmojë për të maskuar zërin e printerit, duke e bërë çdo regjistrim audio të padobishëm. Në vëzhgimin e Al-Faruk gjendet i fshehur çelës se si të mbrohesh kundër vjedhjeve të tilla. Parandalimi i regjistrimeve të sakta audio, ose pengimi i prodhimit të lazerve skanues, do të kërkojë rimendimin e parimeve themelore të sigurisë fizike.

Për shembull, në vend të përjashtimit të kontaktits të drejtpërdrejtë të njeriut me një objekt me vlerë, muzetë dhe fabrikat mund të investojë në forma të reja të mbrojtjes, si sinjali akustik, maskimi termik, dhe madje edhe sipërfaqet reflektuese të përdorura për efektet e tyre shkatërruese ndaj pajisjeve të skanimit me lazer.

Sistemet e sigurisë të së ardhmes, do të synojnë të përzjejnë të dhënat e një objekti, me qëllim identifikimin e problemeve teknike, hapave të gabuar, dhe gabimet në çdo tentativë të riprodhimit të një objekti me vlerë. Nëse mund të ‘verbohen’ pajisjet që janë duke u përdorur për të regjistruar apo skanuar një objekt të caktuar, atëherë efektivisht mund të mbrohet ky objekt nga kopjimi i paligjshëm.

Natyrisht, sikurse sugjeron më mënyrë provokuese puna e Venman, Al-Badrit dhe Neles, ka arsye të forta për të pushuar para vulosjes së objekteve tona kulturore prapa mureve padukshme të zhurmës të bardhë ose efekteve të zhurmës së lazerit. Por për ata prej nesh me produkte të reja për të fshehur apo fabrika të vlefshme për të drejtuar, sfida e sigurisë së vërtetë është bërë paksa më shumë e vështirë.

“New Scientist” – Në shqip nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button