 Nga Galileo tek Ajnshtajni, duke kaluar nga Piza me një ngarkesë gurësh (të lehta dhe të rëndë). Galileo (1564-1642) nuk ka kryer realisht eksperimentin me hedhjen e dy peshave (të  rënda) nga kulla e Pizës, sikurse tregon legjenda. Megjithatë, zhvilloi një eksperiment të thjeshtë e të mahnitshëm mendor, që zbuloi diçka shumë të rëndësishme në lidhje me gravitetin.

Me pak fjalë pyetja është si vijon:merrni dy pesha, një të lehtë dhe një tjetër më të rëndë. Nëse sendet më të rënda – ka thënë Galileo – bien më shpejt sesa ato të lehta, siç theksonte edhe Aristoteli, peshat e lehta do të mbeteshin më pas. Kjo nënkupton se nëse dy peshat lidhen me njëra-tjetrën, do të bien më ngadalë në krahasim me peshën e rëndë të vetme. Megjithatë së bashku ato peshojnë më shumë sesa pesha e rëndë, dhe kësisoj duhej të rrëzoheshin më shpejt.
Atëherë… dy peshat e bashkuara lëvizin me shpejt apo më ngadalë?
Sikurse do të kuptojë Galileo, nxitimi gravitacional nuk varet nga masa e një objekti, dhe ky ishte një rezultat themelor për fizikën dhe idetë e levizjes dhe të gravitetit universal të Isak Njutonit. Në atë mendim gjendet edhe fara e teorisë së gravitetit të Ajnshtajnit:Teoria e Përgjithshme e Relativitetit është e rrënjosur në parimin e ekuivalencës, tek ideja se graviteti dhe nxitimi janë në thelb e njëjta gjë. Pikërsisht ashtu sikurse kishte menduar Galileo më shekullin e largët dhe të errët XVII. /bota.al