Lajm i keq për kadetët e hapësirës:Disa baktere bëhen më të këqija në kozmos. Një studim i vitit 2007 i publikuar në revistën ‘Proceedings’ të Akademisë Kombëtare të Shkencave ka zbuluar se salmonela, bakteri që zakonisht shkakton helmimin nga ushqimi, bëhen tri herë më shumë virulent në kushtet e një graviteti të vogël. Diçka që ka lidhje me mungesën e gravitetit, ndryshoi veprimtarinë e të paktën 167 gjeneve të salmonelës dhe 73 proteinave të saj.
Minjtë e ushqyer me salmonelën në kushtet e mungesës së gravitetit, u sëmurën më shpejt pas konsumimit të baktereve. Me fjalë të tjera, libri i Majkëll Krishton “Ngushtica e Andromedës” e kishte gabim:Rreziku i infeksionit në hapësirë, mund të mos vijë nga bakteret e hapësirës. Ka më shumë gjasa që bakteret tona të rritura këtu në tokë, të bëhen më të forta për të na goditur./bota.al