Qeveria e Aleksis Tsipras u bë më shumë se dy vjet në pushtet. Rishtas Evropa nuk pranoi një rinegocim të borxhit të helenëve. Greqia po kuron plagët që i shkaktuan 7 vjet demonstrata të pandërprera të cilat morren flake me vrasjen e nje adoleshenti te quajtur Alexandros Grigoropulos por gjithsesi përfunduan me humbjen e tyre dhe të brezit të 30 vjeçarëve të sotëm të cilët duhet të paguajnë për qejfet e baballarëve të tyre.
7 vjet rresht, ajo ishte Meka e preferuar e fotoreporterëve të cilët e kishin të garantuar një foto të suksesshme, kudo që të ishe, në sheshin Sintagma para parlamentit, në rrugicat e Athinës apo Selanikut. Police qe kishin marre flake nga shishet molotov apo demonstrues te masakruar; majtiste qe sulmonin parlamentin dhe police qe e mbronin nen bresherine e shkopinjve, gureve dhe zjarrit. E megjithate askush nuk humbi jeten.
Dritare sjell për ju disa dhjetëra nga qindramijëra foto që bënë xhiron e botës. /dritare.net