Your Life

Grimca frymëzuese për lidershipin

lidershipLidershipi është i vetmuar. Sado i madh ekipi yt, ndonjëherë je vetëm – që do të thotë se ndonjëherë duhet të shohësh brenda vetvetes për motivim dhe frymëzim. Ose mund të gjeni frymëzim tek dikush që i ka përjetuar gjërat, dhe i ka bërë mirë. Ja disa thënie për lidershipin që janë shumë frymëzuese. Ndajini, por më e rëndësishmja, përdorini për t’u bërë një lider më i mirë nga sa jeni.
“Kur të merresh me vetveten, përdor mendjen. Kur të merresh me të tjerët, përdor zemrën”
Eleanor Roosevelt
“Mësuesi mediokër tregon. Mësuesi i mirë shpjegon. Mësuesi më i mirë demonstron. Mësuesi i përsosur frymëzon”
William Arthur Ward
“Eshtë e vështirë të udhëheqësh një grup kalorësish, nëse mendon se dukesh qesharak i hipur mbi kalë”
Adlai E. Stevenson II
“Dëshira jonë kryesore është dikush që na frymëzon të bëhemi ai që e dimë se mund të bëhemi”
Ralph Waldo Emerson
“Mbaji frikërat e tua për vete, por ndaje kurajën me të tjerët”
Robert Louis Stevenson
“Udhëheqësi më i madh nuk është domosdoshmërisht ai që bën gjërat më të mëdha. Eshtë ai që i bën njerëzit të bëjnë gjërat më të mëdha”
Ronald Reagan
“Vetëm një në një mijë vetë është lider – 999 të tjerët ndjekin gratë”
Groucho Marx
“Pushteti nuk është aspak kontroll – pushteti është forcë, dhe t’ua japësh atë forcë të tjerëve. Një lider nuk është ai që i detyron të tjerët ta bëjnë më të fortë. Një lider është ai që është i gatshëm t’ua japë forcën e tij të tjerëve, me qëllim që ata të kenë forcë të qëndrojnë vetë në këmbë”
Beth Revis
“Mos u tregoni njerëzve si t’i bëjnë gjërat, thojuni cfarë të bëjnë dhe lërini t’ju habisin me rezultatet e tyre”
George S. Patton Jr.
“Lidershipi është arti i të nxituri të dikujt tjetër që të bëjë dicka që ti e do të bëhet, për arsye se ai do që ta bëjë”
Dëight D. Eisenhower
“Fitorja ka njëqind baballarë dhe humbja është jetime”
John F. Kennedy
“Shembulli nuk është gjëja kryesore për të influencuar të tjerët. Eshtë gjëja e vetme”
Albert Schweitzer
“A e dini se një prej problemeve më të mëdhenj të kohës sonë është se qeverisemi nga njerëz që kujdesen më shumë për ndjenjat, se sa për mendimet dhe idetë”
Margaret Thatcher
“Lideri është një shitës i shpresës”
Napoleoni
“Dita kur ushtarët pushojnë së thëni problemet e tyre është dita kur ti ke pushuar së udhëhequri. Ata, ose kanë humbur besimin se mund t’i ndihmosh, ose kanë arritur në përfundimin se ti nuk do t’ia dish. Në secilin rast kemi të bëjmë me një dështim të lidershipit”
Colin Powell
“Konsensusi: procesi i braktisjes së gjithë besimeve, parimeve, vlerave dhe politikave, në kërkim të dickaje tek e cila askush nuk beson, por të cilën askush nuk e kundërshton. Procesi i shmangies së pikërisht atyre problemeve që duhen zgjidhur, thjeshtë sepse nuk arrin dot në një marrëveshje për rrugën që duhet ndjekur. E cila kauzë e madhe do të ishte luftuar dhe fituar nën pankartën: “Unë jam me konsensusin?”
Margaret Thatcher
“Një lider i con njerëzit atje ku duan të shkojnë. Një lider i madh i con njerëzit atje ku jo domosdoshmërisht duan të shkojnë, por duhet të jenë”
Rosalynn Carter
Ka një ndryshim mes të qënurit një lider dhe të qënurit një bos. Bosi kërkon bindje të verbër. Lideri e fiton autoritetin përmes mirëkuptimit dhe besimit”
Klaus Balkenhol
“Në jetë merr atë që ke kurajë të kërkosh”
Nancy D. Solomon
“Arti i lidershipit është të thuash jo, dhe jo po. Eshtë shumë e lehtë të thuash po”
Tony Blair
“Në një betejë mes dy ideve, nuk fiton domosdoshmërisht më e mira. Jo, ideja që fiton është ajo që mbrohet nga heretiku më sypatrembur”
Seth Godin
“Lidershipi është veprim, dhe jo pozicion”
Donald McGannon
“Nuk të them dot formulën e suksesit, por mund të të them formulën e dështimit: përpiqu t’i kënaqësh të gjithë”
Herbert Bayard Swop
“Njeriu ka gjithmonë dy arsye për të bërë dicka: arsyen e mirë dhe arsyen e vërtetë”
J.P.Morgan
“Një lider i mirë i udhëheq njerëzit nga lartë. Një lider i madh i udhëheq njerëzit nga brena”
M.D.Arnold
“Kur heshtin shqiponjat, papagallët fillojnë të cicërojnë”
Winston Churchill
“Një njeri që dëshiron të udhëheqë orkestrën, duhet t’i kthejë shpinën turmës”
Max Lucado
“Detyra ime nuk është të jem i mirë me njerëzit. Detyra ime është të marr këta njerëz që kemi, t’i shtyj fort për t’i bërë më të mirë”
Steve Jobs
“Një lider i mirë është një person që merr pak më shumë nga pjesa e tij e fajit dhe pak më pak nga pjesa e tije  meritës”
John Maxwell

Leave a Reply

Back to top button