Bota

Hackerët grabitën më shumë se 1 miliardë dollarë në banka. Ja se si

Screen Shot 2015-02-16 at 2.19.04 PMNjë grup hackerësh ka vjedhur deri 1 miliardë dollarë nga banka në të gjithë botën, në atë që mund të jetë një prej shkeljeve më të mëdha të sigurisë në banka, bëri të ditur kompania ruse e sigurisë Kaspersky Lab, në një raport që ka dalë sot. Shumica e bankave të shënjestruara kanë qenë në Rusi, SHBA, Gjermani, Kinë dhe Ukrainë, ndonëse aktiviteti i tyre po zgjerohet edhe në Azi, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Europë. Kaspersky nuk i identifikoi bankat dhe puon ende me agjencitë ligjzbatuese për të hetuar sulmet, që kompania thotë se vazhdojnë edhe sot.
Hackerët kanë qenë aktivë të paktën që nga viti 2013 dhe kanë infiltruar në më shumë se 100 banka në 30 shtete. Ata vijnë vërdallë me muaj të tërë duke mësuar për sistemete  bankave, duke përftuar fotografi e madje edhe pamje filmike të punonjësve që përdorin kompjuterët etj.
Sapo hackerët mësojnë mirë mënyrën e operimit të bankës, ata i përdorin këto njohuri për të vjedhur paratë pa shkaktuar dyshime, duke programuar bankomatët që të nxjerrin para në kohë të caktuara ose duke krijuar llogari false dhe transferuar paratë tek aty, sipas Kasperskyt.
Objektivi është financiar dhe nuk ka lidhje me spiunazhin. Ata nuk janë të interesuar për informacionin në këtë rast, por vetëm për paratë.

Në nëj rast, një bankë humbi 7.3 milionë dollarë përmes mashtrimit me bankomatët. Në një tjetër rast një institucion financiar humbi 10 milion dollarë pasi hackerët shfrytëzuan platformën në internet të veprimeve bankare.

bota.al

Leave a Reply

Back to top button