Një hënë e plotë do të ndriçojë qiellin e natës për Krishtlindje, për herë të parë që nga viti 1977, shkruan Time duke cituar një zëdhënës të NASA-s.
Fenomeni qiellor nuk do të ndodhë sërish për Krishtlindje, deri në 2038, thotë NASA.
Hëna e plotë do të arrijë kulmin në orën 6.11 të mëngjesit.
E fundit hënë e plotë e dhjetorit quhet “Hëna e Ftohtë e Plotë”, ndonëse njihet edhe si hëna e plotë para Noelit, sipas Almanakut të Fermerëve. Ajo ka një trajektore të gjatë nëpër qiell, sepse është kundër një dielli të ulët./Bota.al