Kur ka një situatë të papritur me të cilën duhet përballur, ai që është në komandë duhet të përqëndrohet tek ragimi, pa bërë gjë tjetër. Një tjetër ia kthen: por gjithësesi kishte kohë për të lëshuar një sinjal alarmi. Do të jenë hetimet që do të shpjegojnë këtë “gropë” e cila të sjell në mendje tragjedinë tjetër, më misterioze, atë të fluturimit MH370
Pilotët e avionit gjerman A320 – sipas versionit mbizotërues – nuk kanë komunikuar me kontrollorët. Nuk sinjalizojnë për probleme apo emergjenca. E cuditshme, por jo shumë, shpjegojnë veteranët e qiejve. Kur ka një situatë të papritur me të cilën duhet përballur, ai që është në komandë duhet të përqëndrohet tek ragimi, pa bërë gjë tjetër. Një tjetër ia kthen: por gjithësesi kishte kohë për të lëshuar një sinjal alarmi. Do të jenë hetimet që do të shpjegojnë këtë “gropë” e cila të sjell në mendje tragjedinë tjetër, më misterioze, atë të fluturimit MH370 të Boeingut 777 të Malaysian Airlines, që fluturonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin. Për muaj të tërë është pyetur në lidhje me kontaktin e fundit në radio mes njërit prej pilotëve dhe kullës. Në orën 1.19, një zë nga kabina thotë në radio: “Gjithcka është ok, natën e mirë”. Në orën 1.21 transponderi i avionit fiket. Në orën 1.28, një radar sheh një objekt të paidentifikuar që drejtohet për nga perëndimi. Në orën 1.30 humbasin të gjithë kontaktet. Që atëherë, askush nuk ka ditur asgjë se ku ka përfunduar avioni.
PIkërisht në atë hapësirë kohe ka ndodhur dicka. Një defekt mekanik, apo një gjest kriminal që e ka nxjerrë mjetin nga kursi. Dhe në mungesë të informacioneve të saktë është rikthyer në mënyrë arrogante pikëpyetja: a është e mundur që nuk kanë arritur të lëshojnë alarmin? Pyetje që është sprapsur gjithmonë nga teoria e një veprimi të qëllimshëm për të shkatërruar avionin, apo nga vetëvrasja e pilotit. Tashmë jetohet në një realitet kaq të mbushur me lajme për sulme terroristë, saqë kur zhduket një avion nga ekranët e radarëve, mendohet menjëherë për sabotim. E kuptueshme dhe njerëzore, sidomos kur nuk ekzistojnë siguritë. Ka ndodhur kështu edhe me një tjetër Airbus, versioni A330 i AirFrance, që përfundoi në ujërat e Atlantikut në veri të Brazilit. Hetimi sqaroi se kishte një bashkësi shkaqesh. Stuhia, problemet me sensorët, reagimi i menjëhershëm dhe jo shumë i saktë i pilotit, dhe në vijim i komandantit që në momentin e emergjencës po pushonte. /CdS/Bota.al