Në këtë artikull do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta nga mbretëresha Elisabeth II.
“Kur jeta duket e vështirë, guximtarët nuk shtrihen dhe nuk e pranojnë humbjen; në vend të kësaj, ata janë gjithnjë e më të vendosur për të luftuar për një të ardhme më të mire”.
“Bota nuk është vendi më i këndshëm. Përfundimisht, prindërit tuaj një ditë do t’ju lënë të vetëm në këtë jetë dhe askush nuk do të bëjë gjithçka për t’ju mbrojtur pa kushte. Duhet të mësoni të ngriheni për veten dhe për atë që besoni”.
“Kujtimet e mira janë shansi ynë i dytë për lumturinë”.
“Le të mos e marrim veten shumë seriozisht. Askush nga ne nuk ka krijuar monopol mbi urtësinë”.
“Nuk di asnjë formulë të vetme për sukses. Por me kalimin e viteve kam vërejtur se disa atribute të lidershipit janë universale dhe shpesh kanë të bëjnë me gjetjen e mënyrave për të inkurajuar njerëzit që të kombinojnë përpjekjet e tyre, talentet e tyre, njohuritë e tyre, entuziazmin e tyre dhe frymëzimin e tyre për të punuar së bashku”.
“”Familje” nuk do të thotë domosdoshmërisht të afërm gjaku, por shpesh është përshkrim i një komuniteti, organizate ose kombi”.
“Hidhërimi është çmimi që paguajmë për dashurinë”.
“Ne të gjithë duhet të gjejmë drejtpeshimin midis veprimit dhe reflektimit. Me kaq shumë shpërqendrime, është e lehtë të harrosh të pushosh për të bërë një bilanc mbi veprimin dhe reflektimin”.
“Ka periudha të gjata kur jeta duket e vogël, e shurdhër, një biznes pa kuptim dhe pastaj befas ne kapemi pas një ngjarje të madhe që na jep një paraqitje të shkurtër të themeleve të forta dhe të qëndrueshme të ekzistencës sonë”.
“Gjithçka ka të bëjë me përgatitjen: ju mund të bëni shumë nëse jeni përgatiteni siç duhet”.
“Shpresoj që njerëzit të mund të mendojnë me shumë kujdes për të ardhmen e tyre”.
“Mësimet nga procesi i paqes janë të qarta; çfarëdo që të na ngarkojë jeta, përgjigjet tona individuale duhet të jenë edhe më të forta për të punuar së bashku dhe për të ndarë përgjegjësitë”.