Bota

Hijet e “Austria felix”, nga e shkuara naziste, tek projekti i Haiderit

Screen Shot 2016-04-27 at 10.10.11

72 në 100 punëtorë në Austri kanë votuar për të djathtën radikale në zgjedhjet presidenciale. Kjo shifër shpjegon shumë. Kurrë mos thuaj kurrë. Austria është i vendi parë në pararojë industriale dhe teknologjike, me ekonomi në rritje, papunësi të ulët dhe llogaritë në rregull, shtetin social në majat botërore, ku populistët bëhen parti e parë, ose Volkspartei që rrëzon ato tradicionale. Gjithmonë mes punëtorëve, në Vienë, qyteti kampion botëror i cilësisë së jetës, vetëm dhjetë përqind ka votuar për socialdemokracinë, përfaqësuesja e tyre historike.

Prej dekadash, dëshira për konsensus – baza e stabilitetit austriak të pasluftës – ishte zbehur. në vitin 1986 FPO (liberalët) që Joerg Haideri i transformoi në zë proteste të të djathtës, anti-imigrante, antieuropiane u bë forcë e tretë. Në vitin 2000, Volfgang Schuessel, udhëheqësi kristian popullor ishte i pari statist i botës së lirë, që “zhdoganoi” një forcë të tillë: u bë kancelar në koalicion me ta, ndërsa Susanne Riess-Passer zëvendës kryeministre.

“Republika e dytë e lindur në vitin 1955 ka marrë fund”, shkruajnë mediat e mëdha. Ato paralajmërojnë: nuk është vetëm tronditja prej imigrantëve që ka mobilizuar frikërat. Metamorfoza austriake i ka rrënjët e largëta. Për dekada, socialdemokratët dhe kristianpopullorët kanë krijuar përshtypjen se kanë qeverisur “mes tyre”. Në intervista të ndryshme, Heinz-Christian Strache ka thënë: “Nuk dinë më të dëgjojnë vendin real, mendojnë vetëm për kompromiset e tyre për të qëndruar në pushtet. Me Brukselin duke dhënë sovranitetin, mbi karriket e kompanive publike, mbi imigrantët. Austriakët kanë nevojë për më shumë drejtësi sociale, dhe refuzojnë një të ardhme si pakicë e bardhë kristiane, e rrethuar prej minareve”.

Që nga viti i kaluar, Austria – me Italinë, Greqinë, Suedinë, Gjermaninë – ka qenë njëri prej pesë vendeve të 28-shes së Bashkimit Europian, që u prek prej vërshimit të refugjatëve. Frika është në rritje prej vitesh. Sidomos në lagjet e mëdha proletare dhe industriale të Vienës, Grazit dhe të qyteteve të tjera lokomotivë. Punëtorët dhe shtresat e mesme që u shndërruan në bazë e fortë elektorale me Franc Jozefin, druhen se mos humbasin kontratat e punës, të ardhurat, kreditë, lejet e dyqaneve, prej të ardhurve rishtaz. Strategët e FPO, partia e udhëhequr nga Stracher dhe e themeluar nga Haider shtojnë: “E ka thënë presidenti i të majtës në largim, Heinz Fischer. Regjistrojmë më shumë kërkesa për strehim, se sa lindje”. Shoqëri të reja paralele – me vellon dhe sharian në derën ngjitur – po shndërrohen në perceptim të realitetit të përditshëm.

Intelektualët e mëdhenj, që nga shkrimtari Robert Menasse deri tek dramaturgia Elfriede Jelinek, paralajmërojnë: ka vdekur “Austria Felix”, e begatë, e hapur për botën, solidrare. E krijoi kancelari Bruno Kreisky, babai historik i socialdemokracisë. “Shok udhëtimi i Villy Brandtit dhe Olof Palmes”. Janë të gjithë suksese të të kaluarës: partitë historike nuk po dinë t’i zëvendësojnë me siguri për projekte të reja. Dhe shpesh herë kanë qeverisur me marrëveshje të mëdha: monopol i opozitës ndaj radikalëve. “Projektin e madh” tani e ofron Strache, dhe ai bind: “Një Europë e atdheve, bashkë me Frontin Nacional, Lega Nord, dhe Geert Vilders. Një Europë mike e Putinit, që nuk i “nënshtrohet” udhëheqjes imperiale të SHBA”.

Sfondi historik është i veçantë, kujtojnë zëra kritikë. Austria e pasluftës nuk është Gjermania federale: pëlqen autoviktimizmat nacionaliste të stilit polako-magjar. Nuk e ka kryer larjen e hesapeve me të kaluarën, një vlerë themelore e gjermanëve.

Gjermanët i mësojnë fajet dhe të Kaluarën që në klasë të parë fillore, austriakët jo. Por Viena ishte e gjitha në shesh në Anschluss (1938), në delir për vizitën e Hitlerit. Në raport me popullsinë, në Uaffen-SS dhe Gestapo u regjistruan më shumë austriakë se gjermanë. “Ishim të pushtuar, viktima” (shkruhet në tekstet e librave). Paslufta (për qendrën Viesenthal) u shenjua prej mbrojtjes dhe zhdoganimit të ish vendim-marësit të Rajhut të Tretë, shumë më tepër se sa në Gjermani. Në të majtë dhe në të djathtën e qendrës. Deri tek Kurt Valdheimi, shefi i Shtabit dhe drejtues i Shoah dhe represionit kundër partizanëve në ish Jugosllavi. “Kush nuk përballe me të kaluarën, nuk është i denjë për të ardhmen”, e kritikoi publikisht Vaslav Haveli. Gjeografikisht dhe jo vetëm, Viena është më pak në Perëndim se sa Praga. /La Repubblica – Në shqip nga: www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button