Speciale

HIROHITO / Hyu i fundit

Screen Shot 2015-09-17 at 2.42.21 PM

“Të durojmë të padurueshmen dhe të tolerojmë të patolerueshmen”. Kur dëgjonin këto fjalë të dilnin përmes valëve të radios, në mesditën e atij 15 gushtit të vitit 1945, miliona japonezë mbetën të pafjalë e të shastisur: pasardhësi i drejtpërdrejtë i perëndeshës së Diellit Amaterasu, sovrani i 124 “qiellor” që kish hipur në Fronin e Krizantemës, madhëria e tij perandori Hirohito po shpërndante zërin e tij hyjnor mes nënshtetasve të vet, duke i informuar që “situata e luftës nuk po zhvillohej domosdoshmërisht në favor të japonezëve”…

Në të vërtetë shumë japonezë, ushtarakë dhe civilë, nuk arritën as që të kuptojnë mirë atë që u kish thënë perandori, duke qenë se ai kishte përdorur leksikun e rafinuar dhe arkaik të oborrit, goxha i ndryshëm nga gjuha e rrjedhshme japoneze që flitej në rrugë. Pavarësisht largësisë së asaj figure nga bota reale, kur u bë e qartë që ishte pikërisht sovrani ai që fliste, dhjetëra japonezë preferuan që të vetëvriteshin. Megjithatë, kulmi i vetëvrasjeve erdhi disa muaj më vonë, pikërisht në 1 janar të vitit 1946 – kur me kërkesë të forcave amerikane të pushtimit të udhëhequra nga Gjenerali Douglas MacArthur – Hirohito firmosi dhe shpërndau për njerëzit e tij Deklaratën e natyrës njerëzore, me të cilën mohonte në mënyrë zyrtare prejardhjen e tij hyjnore…

[real3dflipbook id=”523″]

Leave a Reply

Back to top button