Motivuese

Histori personale: Jeta e një të moshuare 81 vjeçare me bashkëshortin, i cili vuan nga Alzheimer

Ajo quhet Rosaria. Është 81 vjeçe dhe ka pak kohë që ka nisur ta bëjë vetë pazarin. Më përpara, e bëntëbashkëshorti i saj Carmine. Ajo i shkruante në një listë se çfarë të blinte, me shkrimin e saj të bukur, dhe ai shkonte t’i blinte. Sa herë që Carmine kthehej nga pazari, ishte e sigurtë që do të debatonin. Ishin nga ato zënka që në sytë e mia si nip i tyre, dukeshin argëtuese dhe më kënaqnin.

Mendoja se sa shumë duheshin saqë dhe kur grindeshin, prapë e ruanin me fanatizëm respektin për njëri tjetrin. Ishin nga ato zënka ku çdokush po t’i shihte, do të mendonte: “Po këta vërtet kanë 4 fëmijë dhe 11 nipër bashkë?”.

Dhe për çfarë debatonin? Për zgjedhje të ndryshme që bëntë gjyshi nga ato që kishte shkruar Rosaria (ama që gjithmonë ishin më cilësore), ose për diçka që peshonte më shumë nga sa e kishte saktësuar gjyshja në letër. Ajo gjithmonë ka qenë fanatike në të kursyer. Për çdo qindarkë më shumë që shpenzohej nga llogaritë që kishte bërë, do grindej derisa herë tjetër të shkonte çdo gjë sipas llogarive.

Ata grindeshin për momentin, por më vonë duheshin aq shumë, ashtu siç tani asnjë nga ne nuk di tëdashurojë. Duheshin pa whatsapp, pa telefonata, pa e etiketuar njëri tjetrin nëpër foto. Dhe sot, Carmine vuan nga Alzheimer që ndonjëherë e shndërron komplet në një person tjetër, aq sa e harron dhe kush ështëRosaria. Nga momenti që u diagnostikua, është Rosaria që del të bëjë pazarin e vetme, kthehet në shtëpi e vetme dhe kujdeset për gjyshin me të njëjtën dashuri si gjithë jetën e saj. Ushqimet i lë tek pragu i dhomës së gjumit.

Carmine zgjohet, për pak momente e humbet orientimin, mendon se e ka bërë ai pazarin si gjithmonë. Rosaria ia mbështet mendimin.

“Ke blerë prapë më shumë djathë nga sa të thashë?”, – e pyet ajo.

“Pse ankohesh gjithmonë?”, – i thotë gjyshi.

Kështu nisin të grinden dhe të duhen më tepër. Akoma më tepër.

Historia është rrëfyer nga Nicola Conversa, nipi i protagonistëve të historisë.

Back to top button