Skleroza amiotrofike lateral (ALS) është një sëmundje progresive e sistemit nervor, e cila dëmton qelizat nervore të trurit dhe palcës kurrizore duke shkaktuar humbje të kontrollit muskular. Është sëmundje qëavancon shpejt, duke pasur edhe ecuri të rëndë. Në këtë artikull ju sjellim historinë e Terryt, një femër e prekur nga kjo sëmundje, e cila ishte në stadin e fundit të saj. Dëshira më e madhe që kishte, ishte tëmerrte pjesë në dasmën e të birit, Scooter.
“Ai po bënte realitet dëshirën e fundit të nënës së tij. Terry ishte e sëmurë me sklerozë amiotrofike laterale dhe sëmundja kishte avancuar aq shumë, saqë nuk mundej as të ecte. Mirëpo dëshira e saj më e madhe ishte të merrte pjesë në dasmën e djalit dhe ai e siguroi këtë gjë. Në dasëm kishte rreth 150 të ftuar. Scooter, i biri i saj, së bashku me të afërmit, vendosën karrigen me rrota të së ëmës në qendër tëambientit. Aty ajo e kuptoi se Scooter, përveç se kishte realizuar ëndrrën e saj të pjesëmarrjes në dasmë, dëshironte t’i bënte edhe një dhuratë tjerër.
Ai e ngriti të ëmën nga karroca dhe duke e mbajtur të përqafuar me të dyja krahët e tij, nisën të kërcenin një vallëzim emocionues nënë e bir. Scooter nisi të qante në shpatullat e së ëmës. Nuk arrinte dot t’i mbante emocionet dhe aty u kuptua se sa mbështetje kishte qenë e ëma për të. Të gjithë të ftuarit u prekën pamasë.
Pas vallëzimit prekës për të gjithë, Scooter me ndihmën e familjarëve të tjerë, e ulën Terryn në karrigen me rrota. Kjo ishte padiskutim një mënyrë shumë e mirë për t’i treguar të ëmës së tij se sa vlente për të, se sa shumë e donte dhe se sa krenare duhet të ndihej ajo për djalin që kishte rritur. Për fat të keq, ajo ndërroi jetë 10 ditë pas dasmës së të birit, e rrethuar nga familjarët dhe miqtë e saj, pas humbjes së betejës me sëmundjen. Vetëm në atë moment familjarët e postuan në rrjetet sociale vallëzimin, duke u munduar tënxisnin informimin e shoqërisë mbi sklerozën amiotrofike laterale”.