Motivuese

Histori prekëse: Oficeri i policisë birëson një vajzë të vogël pas një abuzimi të zgjatur

Jeta mund të jetë tepër surprizuese, asnjëherë nuk e di se çfarë ka rezervuar fati për ty. Kjo është historia se si një telefonatë për të kontrolluar një banesë, ndryshoi jetën e oficerit të policisë që u përgjigj dhe vajzës së abuzuar fizikisht dhe mendërisht.

Ishte mars 2018, kur oficeri Brian Zach dhe ndihmësit e tij ishin në shërbim, dhe morën një telefonatë prej një qytetari që kërkonte të kontrollohej një banesë, për shkak se kishte dëgjuar të bërtitura prej ditësh. Në banesë ata gjetën një vajzë 8 vjeçare me emrin Kaila, e cila jetonte me abuzuesit që e keqtrajtonin dhe e detyronin të shiste kanabis tek personat që kishin klientë. Ata e përdornin vajzën për të mos rënë në sy të policisë.

Oficeri i arrestoi dhe u përpoq që gjatë gjithë natës të qetësonte vajzën e frikësuar. Ata shpenzuan kohë duke vizatuar, duke kënduar së bashku, ashtu siç çdo prind do bënte me fëmijën e vet. Brian u mundua ta bënte Kailën të ndihej sa më mirë të ishte e mundur, derisa detektivi në detyrë atë ditë, e transferoi vajzën në një spital për të vlerësuar gjendjen e saj fizike dhe mendore.

Brian ndërkohë shkoi në shtëpi dhe e diskutoi me bashkëshorten rastin e vajzës së vogël. “Kur ai erdhi në shtëpi pas pune, mbaj mend që më tha: “Sot njoha vajzën më të bukur në botë, ishte kaq e bukur””, u shpreh Sierra, bashkëshortja e oficerit.

Edhe pse ata kishin dy fëmijë bashkë, vendosën ta birësonin vajzën e vogël duke qenë se jetimorja nuk kishte gjetur prindër birësues dhe as kishte rënë në kontakt me prindërit biologjikë të vajzës. Kur Kaila erdhi në shtëpi, nuk kishte asgjë me vete, përveç disa rrobave që i rrinin shumë të gjera. Vajza rrinte e ndrojtur, sepse ishte mësuar të jetonte në ambient dhune, mirëpo kjo situatë nuk zgjati gjatë. Ajo u përshtat mjaft mirë me familjen e Brian dhe Sierra, aq sa filloi t’i thërriste “mami” dhe “babi”.

Fillimisht Brian dhe Sierra u munduan të mbanin paksa distancë nga vajza, pasi nuk donin të lidheshin shumë shpirtërisht. Ata mendonin se shumë shpejt jetimorja dhe organet e policisë mund të gjenin prindërit e vajzës dhe në këtë rast, dhimbja do të ishte tepër e madhe për ta. Mirëpo pas 6 muajsh, jetimorja i njoftoi se nuk kishte asnjë të dhënë për prindërit e Kailës dhe se mund ta birrësonin. Pa u menduar dy herë, ciffti Zach e birësoi vajzën dhe që prej shtatorit 2018 ata jetojnë së bashku si një familje.

Back to top button