“Një djalë hyri në një dyqan kafshësh dhe pyeti se sa shkonte çmimi i një këlyshi.
– “Nga 300 deri në 500 euro”, – iu përgjigj pronari i dyqanit. Djali futi dorën në xhep, nxori lekët që kishte aty dhe tha:
– “Unë kam vetëm 100 euro. A mund t’i shoh të paktën këlyshët?”
Shitësi thirri punonjësen tjetër të dyqanit, i kërkoi asaj të sillte 5 qenusha të vegjël. Një prej tyre qëndronte pa, duke çaluar, dhe nuk i ndiqte në kohë të tjerët. Djali tregoi me gisht qenin që çalonte dhe e pyeti se çfarë kishte qeni. Pronari i dyqanit i shpjegoi se ai kishte një problem me kockat dhe do të ecte ashtu për gjithë jetën. Djali u duk i gëzuar dhe i kërkoi pronarit ta blinte atë qenush.
– “Jo, nuk mund ta blesh. Nëse do ta marrësh, merre falas, pasi nuk e shes. Askush nuk ka dashur ta blejëatë”, – i tha pronari.
Djali heshti. E pa në sy pronarin e dyqanit dhe i tha:
– “Nuk dua të ma dhurosh, sepse ai këlysh vlen po njësoj sa të tjeërt. Do të paguaj për gjithçka. Tani do tëjap 100 euro dhe çdo muaj do të sjell nga 10 euro, deri sa të përmbush shumën se sa kushton ai qenush”.
– “Por ky këlysh nuk do të jetë kurrë në gjendje të vrapojë, të kërcejë apo të luajë me ju…” – i tha i habitur pronari.
Në atë moment, djali ngriti ngadalë pantallonat duke treguar këmbën e majtë dhe protezën që mbante nëatë këmbë.
– “E shihni? – tha ai. – As unë nuk vrapoj shumë mirë dhe qenushi do të ketë nevojë për dikë që do të dijëta kuptojë””. – Nga internet, autor anonim