Foto

Historia e jashtëzakonshme prapa një fotografie

vajza dhe treni

Kjo fotografi ka në vetvete një romanticizëm shumë të veçantë. Mund të jetë një pikturë. Por historia prapa saj është shumë më e bukur. Sepse ajo demonstron dy teorema shumë të rëndësishme. Njëra është që, ka vende ku kultura vjen para gjithçkaje tjetër, qoftë edhe ajo e një njeriu të vetëm, teorema tjetër është që një vend civil, është një vend ku të gjithë duhet të provojnë të gëzojnë të njëjtat të drejta.

Vajza që shihnin ë fotografi quhet Kana Harada. Një studente që jeton në ishullin e Hokkaidos. Çdo mëngjes shkon në stacionin e Kami-Shiratakit dhe merr trenin e saj, që e çon në shkollë.

Eshtë duke u diplomuar. Historia duket normale, pothuaj banale. Por në fakt, këtu qëndron e bukura, Kana Harada ka një tren të gjithin për vete. Në fakt qeveria kishte vendosur të hiqte tre trena, mes tyre edhe trenin e saj, sepse nuk e merrte më askush. Vetëm se, për Kanan, ai tren është i vetmi mjet për të shkuar në shkollë dhe qeveria bëri një zgjedhje sublime, treni nuk do të hiqej, deri kur Kana të diplomohet. Prandaj ajo ka jo vetëm një vagon të gjithin për vete, por një tren të tërë, një stacion, dhe përse jo, një ditë do të ketë edhe jetën që meriton dhe që ndërkohë ia kanë dhënë mundësinë ta ketë. Ciladoqoftë, një përgëzim për një qeveri që ka shfaqur vëmendje ndaj qytetarit, këtë herë, në kuptimin e plotë të fjalës./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button