Enciklopedike

Historia e Murit të turpit, që ndau botën për tre dekada

17 gusht 1962. Dy 18-vjeçarë vrapojnë drejt Murit të Berlinit. Duan ta kalojnë. I pari arrin të kalojë matanë. I dyti, Peter Fechter, jo. Dëgjohen të shtëna. Ndërsa përgatitet të ngjitet mbi Mur, një roje kufitare hapi zjarr. Fechter vazhdon të ngjitet, por me të mbërritur në majë i shuhen fuqitë. Pastaj shembet përdhe, andej nga kish ardhur, në anën lindore të Berlinit.

Për tmerrin e botës mbarë, Fechteri e lënë aty, me plagët që rrjedhin gjak. Rojet e Gjermanisë Lindore nuk qëllojnë më. Por as nuk i japin ndihmë… Fechter thërret në agoni për gati një orë. Deri kur ndërron jetë.

Kjo është historia e viktimës së pesëdhjetë, që ndërroi jetë në përpjekjen për të gjetur lirinë, duke kapërcyer Murin e turpit, që për tre dekada ndau botën më dysh.

Muri që u ngrit prej ndarjes së madhe mes Stalinit dhe udhëheqësve perëndimorë, dhe që u shemb kur Gorbaçovi hoqi dorë nga mbështetja për udhëheqësit e RDGJ, ka hyrë në histori si Muri i turpit.

Bota.al ka përgatitur një speciale për Berliner Mauer, monumentin famëkeq, i cili kur u ngrit e ndau botën, ndërsa kur u shemb, e bashkoi në festime. Të plotë mund ta lexoni këtu.

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button