Operacionet franceze të inteligjencës, nuk janë të shumë të njohur në botën anglisht-folëse. Në vitin 1981, një biznesmen francez i dërgoi një mesazh “një miku Sovjetik” agjensisë së kundërinteligjencës “Drejtoria e Mbikqyrjes Territoriale” (DST). Miku doli të jetë Vladimir I. Vetrov, një zyrtar i lartë i KGB-së, shefi i parë në Drejtorinë T, përgjegjëse për spiunazhin shkencor dhe teknik.
Vetrov donte që të shpërbënte disa ekipe bashkëpunëtorësh. DST e pranoi ofertën e tij dhe i dha emrin e koduar “Lamtumirë”. ‘Lamtumira’ i dha DST mbi 4.000 dokumenteve të KGB-së, mbi spiunazhin shkencor dhe teknik sovjetik, si dhe informacione mbi qëllimet, arritjet dhe objektivat e programit të tyre. Ky informacion u hartua në “Dosjen e Lamtumirës” dhe iu dërgua CIA-s, ku komuniteti i zbulimit ishte i tronditur nga fakti se sa mostra teknike kishte arritur të vidhte KGB-ja nga Perëndimi, për t’i përdorur në industritë ushtarake dhe civile sovjetike.
Dokumentet identifikonin “Linjën operative X“ 250 KGB, të stacionuara në ambasadat sovjetike për të vjedhur sekretet shkencore dhe teknike nga Perëndimi. Ka pasur edhe informacione mbi agjentët që ishin rekrutuar nga “Linja X” në SHBA, Gjermaninë Perëndimore, dhe Francën. Informacioni ndihmoi për të dhjetuar rrjetin e hajdutëve të KGB-së për teknologjinë e Perëndimit, por “Lamtumira” nuk e kishte jetën e gjatë.
Vetrov ndodhej në një makinë në një park të Moskës me të dashurën e tij, kur një burrë trokiti në dritare. Duke menduar se ishte zbuluar, Vetrov e therri për vdekje personin e panjohur, u përpoq të vriste të dashurën e tij, dhe u largua me shpejtësi. Kur u kthye një orë më vonë për të marrë makinën e tij, policia ishte duke pritur. Përfundimisht, ai u dënua me 12 vjet burg për vrasje. Teksa hetimet vazhduan, KGB-ja vuri re referenca të çuditshme në një “projekt të madh” të braktisur në postën e Vetrov. Ai u mor në pyetje, dhe shpejt pranoi akuzën e spiunazhit, ndërsa u ekzekutua në vitin 1983.