Nga Xhek Shenker
Metropoli që krijoi një precedent të fuqishëm për qytetet e ardhshëm kudo në botë
Sekreti i Aleksandrisë, po t’u besosh historoianëve të lashtësisë, qëndron në një arkivol të florinjtë. I mbushur me xhevahirë dhe i vogël sa për të mbajtur një dorë, ai ishte një trofe lufte i gjetur në banesën e mbretit pers, Dari III, më shumë se 2300 vjet më parë. Njeriu që mposhti Darin, Aleksandri i Madh, mbylli brenda tij gjënë e tij më të shtrenjtë – veprat e Homerit.
Pak kohë pasi pushtoi Egjiptin, Aleksandri pa një ëndërr, ku atë e vizitoi Homeri dhe i recitoi vargje nga “Odisea”. Mes tyre përmendej edhe ishulli egjiptian i Farit, në Mesdhe, dhe kështu mëngjesin tjetër Aleksandri udhëtoi drejt Farit dhe, mbi shkëmbinjtë e tij, me arkivolin e florinjtë në dorë, vështronte bregdetin e harruar. Pas një heshtje të gjatë, ai tundi kokën. Prej këtyr e brigjeve, do të ngrihej qyteti më i mrekullueshëm që kishte parë bota e lashtë.
Sot, Aleksandria origjinale qëndron nën dy mijëvjeçarë evolucion urban; blloqet e ndërtimit të tempujve dhe monumenteve të saj më të lashtë “kanë shkuar” larg deri në Kairo, Londër dhe Nju Jork, ose janë rrënuar prej tërmeteve dhe pushtimeve ushtarake, apo fundosur nën ujë.
Për të kuptuar qytetin e lashtë, arkeologëve u është dashur që të “heqin” atë modern – bashkë me shtresa të thella, dhe shpesh kontradiktore, të legjendave dhe folklorit. Pak metropole janë kaq shumë të zhytur në legjendë sa Aleksandria, qoftë edhe sepse pak metropole
[real3dflipbook id=”1068″] |