Rrëfimi i historianit grek, Arrian
Ditarët mbretërorë thonë se Peitoni, Atalusi, Demofoni, Peukestasi, Kleomenesi, Menidasi dhe Seleukusi kalonin natën në tempullin e Serapisit dhe pyesnin perëndinë nëse do të ishte më mirë sikur Aleksandri të sillej vetë në tempull dhe të lutej për shërimin e tij. Nga Zoti erdhi një përgjigje se ai nuk duhej sjellë në tempull, dhe se do të ishtemë mirë për të të qëndronte atje ku ishte. Shoqëruesit sollën lajmin. Pas pak çastesh, Aleksandri vdiq
Ishte maji i vitit 323 p.e.s. dhe Aleksandri i Madh ndodhej në Bagdad. Mbreti 32-vjeçar i Maqedonisë i kish kaluar 13 vitet e fundit duke pushtuar pjesën më të madhe të botës së njohur dhe kish krijuar një perandori që shtrihej nga Maqedonia, përmes Greqisë dhe Perandorisë perse, deri në skajet e Indisë. Ai kish plane të zgjeronte perandorinë e tij, por këto ëndrra nuk do të realizoheshin asnjëherë.
Fushata e Aleksandrit për dominim kish nisur kur ai kapërceu Helespontin për të pushtuar Perandorinë perse. Pas fitoreve të njëpasnjëshme, Aleksandri marshoi në drejtim të lindjes, në zonën në perëndim dhe veri të Indisë. Ai asgjësoi këdo që sfidonte autoritetin e tij dhe do të kish shtrirë mbretërimin në Indi, nëse ushtria e tij nuk do ta kish zhgënjyer, duke e detyruar të braktiste planin për vazhdimin e marshimit drejt lindjes. Tani që ish rikthyer në Bagdad, pas disa vite fushata ushtarake, Aleksandri përfitoi nga rasti për të pushuar dhe planifikuar pushtimin e ardhshëm. Në 29 maj, ai mori pjesë në një darkë të shtruar nga një mik i ngushtë. Pasi piu disa gota, ai u largua duke thënë se nuk ndihej mirë. Shëndeti i mbretit u përkeqësua në mënyrë të vazhdueshme teksa ethet i pushtuan gjithë trupin. Më në fund, shumë i dobët për të lënë shtratin, pushtuesi i botës vdiq dhjetë ditë pasi e mbërtheu sëmundja. Shkaku i vërtetë i vdekjes nuk dihet. Historianët kanë debatuar prej shekush për këtë gjë, duke ia vënë fajin helmimit, malaries, ethefe të tifos etj.
DËSHMIA
Kjo dëshmi për vdekjen e Aleksandrit u shkruajt nga historiani grek Arrian. Ndonëse jo një bashkëkohës i Aleksandrit, Arriani e shkroi rrëfimin e tek Ditarë Mbretërorë – kronika bashkëkohëse të fushatës së Aleksandrit:
“… Pak ditë më vonë, Aleksandri kish bërë flijimet për hyjnitë dhe ish shtruar me të pirë deri natën vonë me disa miq. Disa thonë se ai dëshironte të largohej nga festa dhe të shkonte në shtrat, por më pas u takua me Mediusin, një prej miqve të tij më të besuar, dhe ai i kërkoi të shkonin në një festë, ku i premtoi se do të ishte me të vërtetë e mirë.
Dita e parë
Ditaret mbretërorë na tregojnë se ai kish pirë dhe ish dehur bashkë me Mediusin. Më pas, u ngrit, bëri banjë dhe shkoji të flerë. Më vonë, Aleksandri u rikthye të hajë darkë me
Mediusin, dhe sërish piu deri natën vonë. Duke lënë të tjerët të pijnë, ai bëri sërish një banjë, hëngri diçka dhe më pas shkoi të flerë. Ethet tashmë e kishin zënë.
Dita e dytë
Cdo ditë ai merrej dhe të tjerë e ulnin në kolltukun e tij për të kryer flitë e zakonshme, dhe pas përfundimit të tyre ai qëndronte në apartamentet e burrave deri në muzg. Gjatë kësaj kohe, u jepte udhëzime oficerëve të tij për ekspeditën e radhës si dhe udhëtimet në det, për forcat tokësore që të ishin të gatshme të lëviznin në ditën e katërt, dhe për ata që do të lundronin me të, të bëheshin gati për t’u nisur një ditë më vonë. Prej aty, bashkë me kolltukun ai transportohej drejt lumit, ku hipte në një varkë dhe lundronte përgjatë kopshtit, ku qëndronte sërish pasi bënte banjë.
Dita e tretë
Ai bëri sërish banjë dhe kreu flijimet e parashikuara. Më pas, ai hyri në dhomën e tij, u shtri dhe nisi të flasë me Mediusin. Pasi urdhëroi oficerët ta takojnë në mëngjes, hëngri shumë pak ushqim. I dërguar sërish në dhomën e tij, ai qëndroi aty i shtrirë, me ethe të vazhdueshme dhe temperaturë gjatë të gjithë natës.
Dita e katërt
Në mëngjes, ai bëri banjë dhe flijimet. Nearkusi dhe oficerët e tjerë u udhëzuan të përgatiteshin për lundrim dy ditë më vonë.
Dita e pestë
Ditën tjetër, ai bëri sërish banjë dhe flijimin e përhershëm, dhe pasi i kreu, mbeti sërish i shtrirë me ethe që nuk pushonin. Por pavarësisht kësaj, thirri sërish oficerët dhe i urdhëroi të bëjnë çdo gjë gati përpara udhëtimit. Pas një banje në mbrëmje, ai ishte tashmë shumë, shumë i sëmurë.
Dita e gjashtë
Ditën tjetër, ndonëse në një gjendje shumë të rëndë, pas banjës dhe flive, Aleksandri thirri edhe një herë oficerët e tij për të dhënë udhëzimet e reja para udhëtimit.
Dita e shtatë
Ditën tjetër, me vështrësi e transportuan për të bërë flijimet, dhe vazhdoi të japë urdhëra për udhëtimin te oficerët e tij.
Dita e tetë
Ditën tjetër, ndonëse shumë i dobët, ai arriti të bëjë flijimet për perënditë. U kërkoi gjeneralëve të qëndrojnë aty pranë, me brigadierët dhe kolonelët përpara dyerve. Tashmë jashtëzakonisht shumë i sëmurë, ai u mor sërish nga kopshtet për në apartamentet mbretërorë. Teksa oficerët hynin brenda, ai i njihte shumë mirë, por nuk u thoshte asnjë fjalë.
Dita e nëntë dhe e dhjetë
Kishte një temperaturë shumë të lartë atë natë; po kështu ditën tjetër. Deri sa erdhi fundi.
Ky informacion vjen nga ditaret mbretërorë, ku mësojmë gjithashtu se ushtarët donin ta shihnin, disa shpresonin që ta takonin përpara se të vdiste dhe të tjerë për arsye se ishin përhapur zëra që ai kishte vdekur tashmë, dhe ata hamendësonin se vdekja e tij mbahej e fshehtë nga garda personale. Shumë hynë me forcë në dhomë, të pushtuar nga dhimbja dhe me dëshirën për të parë Aleksandrin. Thonë se ai mbeti pa gojë teksa ushtria i kalonte para syve. Megjithatë, mirëpriti secilin prej tyre me një lëvizje të kokës apo të syve.
Ditarët mbretërorë thonë se Peitoni, Atalusi, Demofoni, Peukestasi, Kleomenesi, Menidasi dhe Seleukusi kalonin natën në tempullin e Serapisit dhe pyesnin perëndinë nëse do të ishte më mirë sikur Aleksandri të sillej vetë në tempull dhe të lutej për shërimin e tij. Nga Zoti erdhi një përgjigje se ai nuk duhej sjellë në tempull, dhe se do të ishte më mirë për të të qëndronte atje ku ishte. Shoqëruesit sollën këtë lajm, dhe vetëm pas pak çastesh, Aleksandri vdiq; sepse kjo ishte më e mira. Ky është fundi i rrëfimit që ofrojnë Aritobulosi dhe Ptolemi”.
Përkthimi: Bota.al