Motivuese

Historia prekëse e nënës së një vajze me sindromin Down: “Ajo kurrsesi nuk na e ka ulur cilësinë e jetës”

Kur Courtney ishte shtazënë, mjeku që e ndiqte i tha se do të lindte një vajzë me sindromin Down dhe më pas, duke parë reagimin e saj, i sugjeroi edhe ndërprerjen e shtatzënisë. Courtney nuk e pranoi abortin, dhe dy vjet pas lindjes së vajzës Emersyn, i shkroi një letër mjekut që e ndiqte gjatë shtatzënisë. Ajo çfarë i shkroi, ishte:

“Kam ardhur në zyrën tënde në përiudhën më të vështirë të jetës sime. Ti s’e ke provuar si është të jesh shtatzënë dhe s’ke se si të më kuptosh. Pas lajmit që më dhe, u ndjeva e terrorizuar, në ankth dhe e dëshpëruar. Nuk po mundesha ta besoja çfarë po ndodhte dhe në këtë situatë të rënduar, ti më sugjerove të ndërprisja shtatzëninë. Të thashë me gjysmë zëri se doja ta quaja Emersyn, ndërkohë ti vazhdoje të më tregoje mua dhe bashkëshortit tim se sa cilësi të ulët jetese do të kishte vajza jonë duke na sugjeruar sërish abortin. Kur të thashë e vendosur se nuk doja ta abortoja, ti sërish këmbëngule të mendohesha sërish dhe të vendosja me mend.

Që nga ajo vizitë, takimet tona u bënë edhe më të bezdisura për mua. Periudhën më të vështirë të jetës sime, ti e bëre thuajse të pamundur, sepse nuk më the të vërtetën. Me kohën, unë kuptova se vajza ime ishte perfekte.

Nuk jam e acaruar. Jam e mërzitur. E mërzitur nga fakti se shumë zemra të vogla që rrahin në barkun e nënave të tyre dhe që ju shihni përditë, nuk arrijnë të lindin për shkak të fjalëve tuaja. Jam e mërzitur që ti e merr vetë vendimin për të ndaluar së jetuari shumë krijesa të pafajshme, duke u bërë lavazh mendor nënave. Jam e mërzitur, sepse ti nuk e di aspak të vërtetën e jetës së tyre. Një fëmijë me sindromin Down kurrsesi nuk ta ul cilësinë e jetës dhe nëse ti si prind, ia siguron gjithë kushtet, as jeta e tyre nuk është më pak cilësore.

Më copëtohet zemra kur mendoj se fjalët që më the mua dikur, mund t’ia kesh thënë edhe një nëne tjetër sot. Më vjen edhe keq që nuk do ta kesh kurrë fatin ta njohësh vajzën time, Emersyn. Sepse ajo jo vetëm ka përmirësuar cilësinë e jetës sonë, por ka prekur edhe zemrat e shumë personave. Na ka dhënë një qëllim dhe një kënaqësi që është e pamundur ta përshkruash me fjalë. Na ka dhuruar plot të qeshura të mëdha dhe puthje të ëmbla. Ajo na ka bërë të kuptojmë se çfarë është bukuria e vërtetë dhe dashuria e pastër”.

Back to top button