Your Life

Historinë e saj tragjike e njihni. Lexoni edhe fjalitë më prekëse të Ana Frankut

Edhe një herë më shumë vërtetojmë se dhimbja i maturon njerëzit përpara kohe, i tjetërson ata

Edhe pse ishte vetëm 13 vjeçe kur shkroi ditarin e saj, sërish “Ditari i Anne Frank” mbetet një librat më të bukur për të gjithë brezat. I shkruar në ditët më të vështira të jetës së adoleshentes, nuk mundemi dot të mos prekemi nga fjalët e saj dhe mbi të gjitha, nuk mundemi të mos habitemi se si një vajzë aq e vogël kishte mendime aq të mëdha. Edhe një herë më shumë vërtetojmë se dhimbja i maturon njerëzit përpara kohe, i tjetërson ata. Më poshtë keni thëniet më të bukura dhe njëkohësisht, më prekëset nga “Ditari i Ana Frankut”:

“Unë nuk mendoj aq shumë për mjerimin, se sa për bukurinë që ekziston në çdo gjë të mjerueshme”.

“Kushdo që është i lumtur, mund t’i bëjë edhe të tjerët të lumtur”.

“Femrat duhen respektuar po njësoj. Në përgjithësi, meshkujt në çdo fushë janë më të vlerësuar se femrat, ndaj pse të mos vlerësohen edhe femrat po njësoj?”

“Të shkruash në një ditar është një eksperiencë e çuditshme për dikë si unë. Jo vetëm sepse nuk kam shkruar gjë tjetër të ngjashme më parë, por edhe sepse e di që më vonë askush nuk ka për të qenë i interesuar për mendimet e një vajze 13 vjeçare…”

“Ne nuk na lejojnë të kemi një opinion tonin. Njerëzit të thonë ta mbyllësh gojën, por kjo gjë nuk të pengon ty për të pasur opinionet e tua për dikë apo për diçka. Edhe pse disa njerëz janë tepër të rinj, ata nuk duhen ndaluar për të thënë atë që mendojnë”.

“Çdokush ka brenda vetes një fuqi të pazbuluar. Fuqia qëndron tek fakti që ti nuk e di se sa i madh mund të jesh! Sa shumë mund të arrish! Sa shumë mund të duash! Dhe se sa shumë potencial ke!” / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button