Magazine

“Homo Deus: Një histori e shkurtër e të nesërmes”. “E frikshme”, se si do të na e shkatërrojë teknologjia lirinë

  • Asgjë nuk ka speciale apo thelbësore, në lidhje me ata që ne jemi. Ne jemi një aksident. Homo Sapiens është thjesht një mënyrë e mundshme për të qenë human, një rastësi evolucionare. Historia e homo sapiens-it mund të jetë duke iu afruar fundit
  • Jemi veçse makina që përpunojnë të dhëna: edhe vetë jemi algoritme. Problemi është se algoritmet e tjera – ata që ne kemi ndërtuar – mund ta bëjnë me shumë më tepër efektshmëri se sa ne
  • Në vitin 1800, ishte e mundur të mendoje, për atë se si do të ishte bota në vitin 1900 dhe si ne mund të përshtateshim. Kjo është historia: një sekuencë ngjarjesh, në të cilat qeniet njerëzore luajnë rolin kryesor. Por bota e 2100-ës është për momentin pothuaj e paimagjinueshme. Ne nuk e kemi fare idenë se ku do të jetë vendi ynë. Mund të kemi ndërtuar një botë, e cila nuk ka vend për ne
  • Qeniet njerëzore individuale janë krijesa relativisht të pafuqishme, nuk janë asgjë para luanëve dhe arinjve. Eshtë ajo që mund të bëjnë në grup, që i ka mundësuar të marrin kontrollin e planetit. Këto grupime – korporata, fe, shtete – janë tashmë pjesë e një rrjeti shumë të madh rrjedhash të ndërlidhura të informacionit

screen-shot-2016-11-02-at-09-47-26

Dejvid Rensimen

Më në fund, libri epik “Homo Sapiens” i Yuval Noah Hararit, i cili u shndërrua në një bestseller në mbarë botën, ka edhe pasuesin e shumë kërkuar: “Homo Deus: Një histori e shkurtër e së nesërmes”, një investigim që të lë pa frymë, në brendësi të të ardhmes apokaliptike njerëzore, të udhëhequr prej teknologjisë. Në qendër të këtij libri magjepsës është një ide e thjeshtë por e frikshme: natyra njerëzore do të transformohet në shekullin 21, për shkak se inteligjenca është duke u shkëputur nga ndërgjegja. Ne nuk do të ndërtojmë së afërmi, makina që kanë ndjenja ashtu si ne kemi ndjenja: kjo është ndërgjegja.

Robotët nuk do të bien në dashuri me njëri-tjetrin (gjë që nuk do të thotë se ne nuk jemi të aftë të biem në dashuri me robotët). Por ne tashmë kemi ndërtuar makina – rrjete shumë të mëdhenj të përpunimit të të dhënave – që mund të njohin ndjenjat tona, më mirë se sa ne njohim vetveten: kjo është inteligjenca. Google – motorri i kërkimit, jo kompania – nuk ka besime …

[real3dflipbook id=”1363″]

Leave a Reply

Back to top button