Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e diel, 31 mars 2019

DASHI:

Do të jetë një ditë e veçantë kjo e së dielës për ju, që keni nevojë të praktikoni dëshirën tuaj për të dashur dhe në të njëjtën kohë të viheni më në dispozicion të vetes suaj. Në pak javë, Venusi do të fillojë një tranzit të mirë, njohuritë dhe miqësitë që lindin tani, mund të bëhen më të rëndësishme në të ardhmen. Nuk ju mungon dëshira dhe ju mund të merrni oferta për punë me kohë të pjesshme në prill.

DEMI:

Duhet të kërkoni një relaksim në këtë të diel, por a janë të vetëdijshëm njerëzit rreth jush? Në këtë periudhë problemi është se ju nuk e kuptoni faktin se njerëzit që janë afër jush nuk i përgjigjen në mënyrë të drejtë nevojave tuaja. Ju mund të zemëroheni me dikë që nuk e ka ame ju, por është sërish gabim. Kini kujdes të mos e stresoni veten shumë.

BINJAKET:

Në këtë periudhë dashuria mund të jetë pika e dobët, mendoni vetëm për problemet tuaja. Disa kanë përjetuar një ndarje dhe ndoshta tani nuk është e këndshme të ritakohet një person që dukej i rëndësishëm deri kohët e fundit. Nuk është mirë të mendoni gjithmonë për të kaluarën. Në këtë ditë do të ketë sërish disa konflikte të vogla që duhet të shmangen. Shumë pakënaqësi personale janë duke u shkarkuar në familje ose mbi të tjerët, dhe kjo mund të krijojë disa shqetësime.

GAFORRJA:

Janë yje të rëndësishëm që shtyjnë për të bërë një lloj zgjedhjeje të madhe. Dashuria mund të bëhet protagoniste dhe madje edhe historitë që kanë pasur disa probleme mund të kthehen për t’u shijuar monë këto mente të këndshme. Këshilla është që të përjetoni ndjenjat më pozitive, sepse energjia nuk mungon. Lodhja ndihet sepse puna kërkon shumë. Do të jetë një ditë e rëndësishme për ata që duan të përpiqen të zgjerojnë rrethin e tyre të veprimit.

LUANI:

Përpiquni të shmangni zemërimin! Prej natës së të premtes po luftoni me një konflikt të vogël apo disa probleme. Shumë po përpiqen gjithashtu të zgjidhin një situatë dashurie pas një Marsi jo shumë të apasionuar. Ju keni vënë dikë në provë apo madje e keni larguar. Por mos u shqetësoni: në prill ju mund të rimëkëmbeni fort.

VIRGJERESHA:

Kini kujdes të mbani nën kontroll polemikat në çift! Jeni zakonisht shumë të qetë së jashtmi, por nganjëherë fshihni momente të një hutimi të madh. Mungesa e stimulimit ose vizioni i një të ardhmeje jo aq rozë mund të shkaktojë elektricitet të fortë dhe si rezultat mund të shfryni mbi të tjerët, ndoshta edhe mbi partnerin tuaj. Ju vuani kur ka njerëz që nuk e kuptojnë vërtet atë që ndjeni!

PESHORJA:

Çiftet që kanë pasur një krizë në muajin shkurt mund të përpiqen të rimarrin veten, por shumë gjëra do të varen nga qëndrimi që do të keni. Nëse ka një dashuri të pasigurt ose jeni të pavendosur midis dy historive, pritni të paktën një javë, sepse kjo nuk është një kohë e mirë për të zgjedhur! Kujdes nga një ish i dashur që mund të krijojë disa probleme.

AKREPI:

Yje të komplikuar sërish, është që nga e premtja që jeni në rënie! Disa po përballen me një sëmundje stinore. Mes të hënës dhe të mërkurës, takimet e reja janë të favorizuara dhe lajme të tjera të mira po vijnë gjithashtu. Urani në opozitë mund të sjellë disa siklete dhe vonesa, për ata që duan të ndryshojnë diçka në jetën e tyre. Nëse jeni duke menduar për të kaluarën, ose dikë që ka tradhtuar besimin tuaj, tensioni nervor do të mbetet i lartë për një farë kohe.

SHIGJETARI:

Dita e fundit e marsit nuk duhet nënvlerësuar sepse mund të vijë diçka më shumë, falë Diellit të favorshëm. Megjithatë, disa çështje sentimentale ende nuk janë të qarta. Nuk është e pamundur të ndryshoni projekte. Kini kujdes nëse keni dy histori pezull në dashuri. Horoskop interesant për ata që duan të vënë në praktikë projekte të reja në prill.

BRICJAPI:

Në këtë fazë mendoni pak më shumë për dashurinë sesa për pjesën tjetër dhe faktet e tregojnë. Edhe ata që nuk duan të zbulojnë atë që ndjejnë, po mendojnë të rivlerësojnë një ndjenjë. Venusi i favorshëm jep mundësinë të përfshiheni më shumë. Marrëdhëniet me Akrepin dhe Peshqit do të jenë shumë interesante. Deri në verë janë disa nga ju do të kenë mundësinë të planifikojnë një ngjarje të madhe. Këto yje favorizojnë më shumë dashurinë sesa punën.

UJORI:

Ju jeni një person i vendosur dhe i fortë në përgjithësi, por ju tërheqin njerëz që janë njësoj të fortë. Por kjo mund të jetë një problem, sidomos kur ke një ide që vështirë se mund të heqësh dorë. Ju po përjetoni dashuri në një mënyrë të veçantë, por historitë e lindura së fundmi duken të rëndësishme. Kujdes nga marrëdhëniet afatgjata, veçanërisht nëse ekziston një problem ekonomik.

PESHQIT:

Muaji prill do të jetë i rëndësishëm dhe dita e fundit e marsit do të sjellë përsëri një marrëdhënie të rëndësishme. Neptuni dhe Venusi janë në shenjë por vëmendje duhet t’i kushtohet ëndrrave të arritshme. Ju duhet të gjeni kompromisin e duhur midis ëndrrave dhe realitetit, sepse shpesh filloni të fantazoni dhe pastaj bini fort me këmbët përtokë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button