Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e mërkurë, 16 JANAR 2019

DASHI:

E mërkurë pak në rënie, në një nivel fizik. Këshilla është të flisni vetëm nëse është e nevojshme. Kujdes me hesapet ekonomike. Keni nevojë për më shumë burime për të kryer projekte me energji që nuk hidhen në kosh. Nga ana tjetër, Marsi, Jupiteri dhe Venusi janë në një aspekt të mirë. Këto ditë, megjithatë, ekziston edhe Mërkuri kundër, që flet për një situatë e cila ecën shumë ngadalë. Për shembull ju keni marrë një ofertë për punë, por ekziston një konflikt që duhet të zgjidhet në aspektin ekonomik.

DEMI:

Hëna në shenjën tuaj me Mërkurin dhe Saturnin janë të favorshëm. Por yjet gjithashtu ju këshillojnë që të jeni të kujdesshëm në lidhje me çështjet profesionale dhe çdo gjë në lidhje me anën financiare, por edhe për një ndryshim të pjesshëm nga maji 2018 e që do të përfundojë deri në mars 2019. Evolucion i rëndësishëm, i ngadalshëm, gradual dhe shumë i favorshëm. Elemente të forcës që vijnë për fundjavën, e që gjithashtu kanë të bëjnë me dashurinë. Nëse ju intereson një person, është koha të bëni përpara, pa menduar për një ose më shumë zhgënjimet e fundit. Emocione të reja në horizont.

BINJAKET:

Prej pak kohësh ju duhet që të luani një rol. Për këtë arsye, në tërësi kjo javë do jetë pozitive, sepse ju pavarësisht vështirësive, arrini që të reagoni me forcë. Në këtë pikë duhet të kuptoni se çfarë të bëni, duke parë praninë e konflikteve në punë dhe një farë sikleti në familje. Jupiteri në kundërshtim rrezikon t’ju bëjë të humbisni kohë, apo ndoshta një kontratë duhet ta rishikoni. Fitimet janë të kufizuara, duhet të përpiqeni të shkurtoni shpenzimet për një projekt. Mos shkoni kundër rrymës, duhet urtësi për të zgjidhur disa probleme.

GAFORRJA:

Mos u mërzisni shumë nëse dikush bën më mirë se ju këto ditë, apo nëse mendoni që ju ka kaluar dikush që nuk e meriton. Janë ndjenja negative dhe konkurrime pa kuptim, janë tipike të periudhave kur Saturni është kundër, prandaj nuk ia vlen të bëheni keq. Kërkoni një marrëveshje për ndjenjat. Këshillë për çiftet që kanë patur probleme, duhet që të arsyetojnë dhe t’i zgjidhin para shkurtit, muaj kur tensionet do të jenë të larta. Nëse nuk ju bind një histori, mund edhe ta mbyllni muajin tjetër.

LUANI:

E mërkurë dukshëm pozitive pavarësisht Hënës disonante, aq e fortë është dëshira juaj për të dalë në pah. Ndoshta mund të ketë vonesë ose pavendosmëri. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë interesante nga kjo pikëpamje. Tri ditë që flasin për dashurinë dhe emocionet, ndjenjat e gjetura, të gjitha janë të përforcuara në javët e ardhshme. Ata që kanë mundësi të marrin oferta për punë do të kenë surpriza.

VIrGJERESHA:

Jeni pak të bindur për atë që jetoni në dashuri. Jeni të ndarë në dy kategori: ata që kanë një histori, por nuk mund ta jetojnë atë ashtu si do të dëshironin për shkak të distancës ose për shkak se dikush ka qenë keq, dhe ata që nuk kanë ndjenjë dhe jetojnë në mënyrë armiqësore. Mund të jetë e rrezikshme të ballafaqoheni me probleme dhe të kërkoni zgjidhje këto ditë, më mirë të reflektoni që të mos e përkeqësoni situatën dhe të prisni shkurtin, më të favorshëm për të vepruar.

PESHORJA:

Në rast zhgënjimi në dashuri, keni tashmë brenda jush një zgjidhje për të kapërcyer gjithçka. Por në shkurt, mund dhe duhet të thoni qartë atë që mendoni. Eshtë e rëndësishme të kuptoni se ku po shkon zemra juaj, keni jetuar momente tensioni të fortë në ditët e fundit, që janë projektuar në dashuri. Disa probleme është më mirë që t’i zgjidhni para se të vijë shkurti.

AKREPI

Pavarësisht se është një vit me zgjerim të madh të emocioneve, duhet të mbani parasysh se herë pas here mund të ndiheni jo në formë të përsosur, apo në ndonjë rast t’ju hipin nervat. Këto 48 orë mund të mos ndiheni të qetë dhe të veproni rrëmbyeshëm. Kush ju rrethon mund të mendojë se nuk jeni mirë, duke parë që këto ditë nuk pranoni kritikat dhe e humbni kollaj qetësinë. Nëse viheni kundër të tjerëve, do të thotë se jeni në një fazë rebelimi, që do të shtohet në ditët e ardhshme.

SHIGJETARI:

Hëna në opozitë mund të shkaktojë disa siklete dhe të krijojë ngatërresa, por gjëja e rëndësishme është të shëroheni. Në fakt, fundjava do të shënojë një aspekt më të favorshëm dhe më konkret në marrëdhëniet. Shkurt do të jetë një muaj me përfitime të mëdha, veçanërisht për ata që kërkojnë risitë në dashuri, por edhe për ata që duan të konfirmojnë një ndjenjë. Shmangni orët e vona.

BRICJAPI:

Është një e mërkurë që ju lejon të zgjidhni një problem të vogël, ju mund të përballeni me një dyshim nëse ka një gjendje dashurie që nuk është fare e qetë. Gjërat bëhen të ndërlikuara gjatë fundjavës, kështu që do të ishte më mirë të veproni dhe të sqaroheni menjëherë. Do të ketë një rimëkëmbje personale dhe në punë, ndërmjet të mërkurës dhe të premtes, dhe gjithashtu mund të merrni një lajm të mirë në një nivel financiar. Në fushën e emocioneve dhe marrëdhënieve, kuadri yjor është një forcë e madhe për të ardhmen.

UJORI:

Ditë e veçantë për ju, që nuk keni dëshirë të veproni. Ndoshta një përplasje me shefin, apo ata që përpiqen të kufizojnë rrezen tuaj të veprimit. Duhet t’i merrni gjërat me qetësi dhe herë pas here të dëgjoni këshillat. Më e rëndësishme se sa dukja, është menaxhimi i jetës tuaj emocionale dhe marrëdhënieve, si dhe t’i kushtoni vëmendje punës. Një farë lodhje parashikohet për të enjten dhe të premten, më mirë mos e ekzagjeroni në punë.

PESHQIT:

Në përgjithësi ushqeni dashuri për të tjerët dhe jeni bujarë, por në të njëjtën kohë jeni edhe shumë emocionale dhe ndonjëherë ju ndodh të shkëputeni nga realiteti. Mund të shfaqet një siklet i vogël në dashuri dhe në marrëdhëniet me të tjerët. Kuadri yjor ju bën të keni vështirësi në shprehjen e ndjenjave tuaja. Eshtë e rëndësishme të kuptoni çfarë doni vërtetë, përndryshe rrezikoni konflikt në dashuri. Ndoshta keni dëshirë ta bëni të paguajë një person që nuk ju ka ndenjur afër së fundmi? Eshtë një fazë rishikimi në marrëdhëniet e rëndësishme si martesat, bashkëjetesat apo lidhjet e gjata.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close