DEMI:
Këtë fundjavë ju duhet të mbani mend që të lëshoheni në një situatë pak të butë sa i përket emocioneve, madje edhe në nivelin e planifikimit të jetës suaj. Kohët e fundit ju keni ngecur në gjëra të vogla, ndoshta duke neglizhuar ata që kanë rëndësi. Shumë prej jush nuk kanë kaluar një Krishtlindje vërtet të qetë edhe për shkak të disa problemeve familjare. Nëse kohët e fundit ka pasur shumë mosmarrëveshje në familje, do të jetë momenti për të provuar dhe për të rivendosur qetësinë.
DEMI:
Venusi nuk është më në opozitë dhe kjo do të garantojë gjithashtu fillimin e një faze të rimëkëmbjes. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë më probleme në dashuri, por shumë prej jush do të gjejnë rrugën e qetësisë. Edhe ata që janë përballur me një krizë tani do të mund të shërohen. E diela do të jetë dita më e mirë për të rënë dakord për çështjet familjare. Dikush gjithashtu po mendon të transformojë jetën e vet, ndoshta duke ndryshuar vendet e punës ose duke u transferuar.
BINJAKET:
Po rriteni shumë në nivl emocional dhe të ndjenjave dhe kjo tendencë pozitive do të vazhdojë edhe në fundjavë. Në këtë kuptim, ditët e të shtunës dhe të dielës do të jenë vërtet të rëndësishme. Sa u përket historive të dashurisë në krizë, fillimi i vitet të ri do të jetë jetësor: ka ardhur momenti të vendosni, jashtë apo brenda. Janari do të jetë një muaj kur çiftet e dashuruar do të duhet të takohen më shumë, apo të çimentojnë marrëdhëniet me një person që bashkëjetojnë.
GAFORRJA:
Ndoshta keni ngrënë pak shumë gjatë festave dhe tani ka ardhur momenti të frenoni dhe të nisni një dietë të mirë. Ndonjë problem i vogël apo disa polemika në familje kanë prishur pak Krishtlindjen tuaj. Mes të premtes dhe të dielës duhet të përpiqeni të rekuperoni, duke shmangur polemika të reja. Nëse keni një zgjedhje për të bërë mes dy situatave, është e mundur që mes janarit dhe shkurtit mund të thoni gjërat ashtu si i mendoni vërtetë. Eshtë e mundur që nga sonte në mbrëmje të keni pakëz nervozizëm.
LUANI:
Kjo do të jetë një fundjavë në rritje për ju Luan. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë të rëndësishme për udhëtime, por tani do të duhet të përpiqeni të kontrolloni veçanërisht financat. Dikush ka qenë ndjerë keq gjatë verës, por tani mund të fillojë më në fund një fazë e ngadalshme e rimëkëmbjes. Duket se një situatë nuk duhet të zhbllokohet, por që nga dhjetori gjithçka ka filluar nga e para. Dhe pastaj ju do të ktheheni të jeni protagonistë. Kush nuk do ta bëjë, do të jetë sepse ka frikë të ndryshojë. Pra, në këtë rast, duhet të pyesni veten nëse jeni me të vërtetë luanë …
VIRGJERESHA:
Eshtë dita kur nis një kuadër yjor shumë i favorshëm! Një kthesë e madhe emocionale, forca dhe energjia juaj rriten në mënyrë konstante duke e arritur kulmin në një fundjavë shumë të mirë. Eshtë një horoskop që vendos theksin në personalitetin dhe dëshirën për të arritur objektivin. Çfarë duhet të bëni? Këshilla është të dilni hapur, të bëni gjëra të reja dhe të programoni një 2019 nën shenjën e revanshit.
PESHORJA:
Hëna po vjen në shenjën tuaj dhe kjo është shumë pozitive. Tre ditët e fundit të javës i dedikohen gjetjes së një dashurie të re. Duroni në heshtje një mjedis pune, edhe pse doni të reagoni fort. Kush ka lidhje me shumë persona, kush punon në fushë krijuese, është ndjerë i sulmuar padrejtësisht. Ç’të bëni? Në këto momente frustrimi, më mirë të shkëputeni, të udhëtoni, të zhvishni nga vetja zemërimin dhe të riktheheni të përballeni me situatën në mënyrë me racionale dhe më pak instiktive. Mendoni për Vitin e Ri, do të jetë interesant.
AKREPI:
Janë ditë në të cilat më në fund keni një kthesë pozitive për projektet dhe idetë që keni nisur me shumë pasion në punë. Do të jetë e rëndësishme në pritje të një 2019 që fillimisht do jetë me fat për ju, interesant dhe stimulues, me një Hënë që do të mbështesë të gjithë ata, të cilët kërkojnë marrëdhënie më të mira. Eshtë momenti i duhur për të konfirmuar një histori, apo për ata që kanë patur një krizë a një ndarje, të hiqen mënjanë.
SHIGJETARI:
Ju jeni afër revolucionit tuaj njerëzor! Fati është gati të trokasë në derën tuaj dhe ju nuk mund të thoni jo. Një shtytje po vjen, nëse jo në fundin e vitit 2018, në fillim të vitit 2019. Është koha për të mbyllur situatat që nuk ju bëjnë të ndiheni mirë, ndoshta mënyrat nuk do të jenë më ortodokset dhe për këtë ju do të gjykoheni, por qëllimi është të jetoni mirë. Kjo mund të nënkuptojë ndërprerjen e marrëdhënieve që dukeshin të rëndësishme, ose kthimin në projektet e braktisura, por në çdo rast, rruga kryesore është kjo: veprim dhe revolucion.
BRICJAPI:
Qetësi dhe maturi, mos bëni më shumë se sa keni për detyrë dhe të viheni në piedestal. Keni nevojë për kohë që të planifikoni projektet tuaja që do të realizohen në vitin 2019, reflektoni. Shkurti do të jetë muaj i përshtatshëm dhe ju rezervon një risi për të hyrë në lojë. Nuk do të jetë një fundjavë e qetë për dashurinë, por Venusi do ju mbështesë.
UJORI:
Venusi rikthehet të jetë i favorshëm, pasi ju ka braktisur për gjithë muajin dhjetor. Ndoshta nuk do të mjaftojë për të zgjidhur çështje të dashurisë dhe problematike, por të paktën mund të përballen me një lloj konstruktiviteti dhe optimizmi. Keni rekuperim në fundjavë, për ata që janë pak më të izoluar, është koha që të filloni të takoni njerëz të rinj.
PESHQIT:
Ka qenë një e enjte e shëmtuar, me lodhje, nervozizëm dhe acarim. Përpiquni të kapërceni këtë situatë, në mënyrë që të kaloni një Vit të Ri pozitiv. Me Janarin 2019 vjen momenti i kthesës, kështu që merrni një vendim: ose brenda, ose jashtë! Në dashuri duhet të bëni pikërisht këtë, të përballeni me një krizë të mundshme pa humbur më kohë. Kjo problematikë mund të shfaqet me shenjat e Binjakëve dhe Virgjëreshës, është koha që të veproni me vendosmëri dhe në kohë.
/ një mendje e bukur