DASHI:
Hëna në shenjën tuaj, edhe këtë të shtunë. Marsi do të jetë muaji i revanshit dhe do të jetë edhe më shumë duke filluar nga dita e 20, kur Dielli do të hyjë në shenjën tuaj. Ditët e ardhshme janë vendimtare veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet shoqërore dhe marrëdhëniet ndërpersonale. Në këtë javë, mos e nënvlerësoni asgjë, madje duhet të zgjeroni gamën tuaj të veprimit.
DEMI:
E shtuna dhe e diela janë ditë verifikimi të ndjenjave, Marsi nuk do të jetë një muaj shumë i apasionuar. Shumë do të pyesin nëse është e drejtë të mbajnë histori të caktuara. Të tjerët, duke u kthyer nga një ndarje, mund të vendosin të mos futen në një marrëdhënie të re. Dhe ka edhe ata që, ndonëse duan, duhet të japin më shumë hapësirë për të punuar ose studiuar, fushat në të cilat do të jenë ndryshimet më të mëdha. Veproni shpejt për të zgjidhur disa probleme.
BINJAKET:
Kjo fundjavë ju fton të doni. Venusi i favorshëm do t’ju ndihmojë në zgjidhjen e disa zhgënjimeve personale të punës, në sajë të dashurisë. Kjo është një fundjavë e rëndësishme për kontaktet, por Jupiteri disonant sjell disa dyshime rreth çështjeve ligjore dhe financiare. Problemi me këtë fazë është edhe xhelozia ose një marrëdhënie që nuk funksikonon. Përballuni me situatat me qetësi, Venusi ju ndihmon të shëroheni, të armatosur me vullnet të mirë dhe me racionalitet.
GAFORRJA:
Ditë pak në rënie, dhe ju tashmë jeni shumë të stresuar. Kështu që ju duhet të hiqni qafe çdo tension negativ. Në varësi të njerëzve me të cilët merreni, silluni në përputhje me rrethanat dhe shmangni problemet që prekin trupin tuaj. Pak qartësi në familje dhe debate rreth punës, shkurtimisht, janë ditë kur gjithçka duket se qëndron kundër jush. E diela mund t’ju ofrojë më shumë burime.
LUANI:
Kujdes nga luftërat për dashuri, veçanërisht nëse personi me të cilin keni qenë për një kohë të gjatë, përfaqëson më shumë idenë e dashurisë, sesa dashurinë e vërtetë. Disa ndjenja do të vihen në pikëpyetje. Ju mund të gjeni se nuk mund të mbani më situata të caktuara, Marsi shërben si një provë për të treguar nëse dikush është me të vërtetë në anën tuaj. Nga e premtja në mbrëmje deri të dielën kërkohet më shumë durim.
VIRGJERESHA:
Është fundjavë kur keni nevojë për konfirmime. Ju jeni gjithmonë në kërkim të stabilitetit, jo vetëm tani, ju jeni mirë nëse merrni garanci. Për fat të keq tani lindin shqetësime në lidhje me punën dhe financat. Ata që janë më në krizë, pyesin nëse është e përshtatshme të vazhdojnë një marrëveshje të caktuar. Shikoni për dashurinë, të dielën mund ta gjeni.
PESHORJA:
Sa pavendosmëri! Sa herë që duhet të bëni një zgjedhje futeni në vështirësi, veçanërisht nëse është e parevokueshme. Ju gjithmonë doni garanci, por ndonjëherë ju duhet të veproni edhe duke rrezikuar pak. Yjet mund t’ju tregojnë momentin ideal, por duhet të jeni ju që duhet të lëvizni. Urani hap disa situata, ndoshta projekti i jetës që keni në mendje. Ka mundësi të mira për t’u vënë re në punë dhe jo vetëm, veçanërisht nëse besoni që projekti i lartpërmendur nuk është i duhuri.
AKREPI:
Fundjava ju fton për të reflektuar mbi familjen dhe dashurinë. Një dashuri që nuk është domosdoshmërisht konstruktive, por mos harroni se këto ditë nuk është e lehtë të jeni dhe pozitivë sa do të donit. E shtuna dhe e diela gjithashtu ftojnë për rezervim, të dielën ju mund të distanconi veten nga njerëz larg kritereve tuaja të jetës dhe ndoshta edhe nga debatet që kanë të bëjnë me ndonjë projekt të ardhshëm. Duhet të imponoheni dhe të luftoni për ta bërë këtë.
SHIGJETARI:
Fundjava veçanërisht i ndihmon ata që janë të vendosur për të marrë një rol të ri apo edhe një vend në diell. Prej 20 marsit Dielli kthehet në aspektin pozitiv. Ajo që tani duket e vështirë dhe konfuze për t’u arritur do të planifikohet pas ditës së 20 marsit. Mundësitë duhet të rroken me aftësinë tuaj, përndryshe edhe me yjet në favorin tuaj, do të ndiheni të pakënaqur. Kush ka një provim do të ketë më shumë fat në pjesën e fundit të marsit. Kjo vlen edhe për marrëdhëniet ndërpersonale.
BRICJAPI:
Mbajtja e gjërave brenda dhe reflektimi para se të flisni mund të jetë një meritë sepse kufizon gabimet, por nganjëherë mbyllja krijon një mur ndërmjet vetes dhe të tjerëve që çon në ndonjë keqkuptim. Unë ftoj të gjithë ata që dyshojnë se ka një të metë në marrëdhëniet e dashurisë për të folur pak më shumë, gjë që angazhimet e punës e kanë penguar: shumë përpjekje dhe ndoshta jo aq të qarta perspektivat. Kjo mund të bëhet problem për ju që doni të keni gjithçka nën kontroll.
UJORI:
Është një ditë kur keni nevojë për inkurajim. Kujdes mos i doni gjërat shumë të fuqishme për të vazhduar vetëm për hir të fitimit të një sfide ose për të vazhduar ambicjen tuaj. Për shkak se ju rrezikoni të ngarkoni edhe përgjegjësitë e ekzagjeruara që përfundimisht peshojnë shumë. Shkarkimi i tensioneve të dashurisë nuk është i lehtë, dikush do të duhet të flasë në fundjavë. Të gjitha çiftet duhet të jenë të kujdesshëm për të mos krijuar komplikacione.
PESHQIT:
Kjo fundjavë ju fton të lidheni me të tjerët drejtpërdrejt. Dashuria dhe bujaria juaj nganjëherë përdoren nga të tjerët për të përfituar prej tyre. 2019 filloi me rënie dhe me prezencën e tensioneve personale të pazgjidhura. Ju ka munaur energjia dhe ju duhet ta rimerrni atë. E diela është dita ideale për të folur për dashurinë. / MeB