Në Galerinë Mbretërore të Westminster-it, Lordi Dobbs tregon me gisht në mur, në krahun e majtë një pikturë të madhe të fitores së Vaterlosë dhe Dukës Uellington. Më tej, në të djathtë tregon një pikturë që sjell në kujtesë një fitore po kaq të lavdishme, atë të betejës së Trafalgarit dhe admiralit Nelson. “Këtu i presim presidentët francezë”, thotë dhe shpërthen në gaz. Jemi tek nëna e të gjithë parlamenteve, ose nëse doni, tek House of Cards, ku gjithcka mund të ndodhë, tradhëtia bashkëshortore dhe vrasja politike.
“Cdo parlament është edhe një House of cards, një kështjellë letrash, thotë. Në Londër, në Uashington, në Paris, në Moskë, në Republikën e Afrikës Qendrore”. Janë vende idealesh dhe idesh, sallone ku ndodh shantazhimi i kundërshtarëve me peshën e historisë dhe pushtetit, por janë edhe korridorë intrigash, zilish, seksi. Lordi Dobbs – thjeshtë Michael Dobbs deri në vitin 2010 – e di për cfarë flet. Anën fisnike dhe anën e errët të politikës i ka njohur në zemër gjatë viteve të jashtëzakonshëm të betejave parlamentare dhe etheve ideologjike, kur ishte krahu i djathtë i margaret Thatcherit. Libri i tij, “House of cards” është një sukses i jashtëzakonshëm ndërkombëtar: ka shitur qindra mijëra kopje, BBC realizoi një seri televizive njëzetë vjet më parë, me ngjarjet që zhvilloheshin në politikën britanike, dhe është baza mbi të cilën Netflix prodhoi një seri të dytë vitin që kaloi. Një serial që ka marrosur amerikanë dhe kinezë, me protagonist Kevin Spaceyn, në qendër të pushtetit në Kongresin amerikan.
Dobbs, 65 vjec ishte shefi i kabinetit të partisë konservatore përpara dhe pas zgjedhjes së Maggie Thatcherit Kryeministre. “Mes detyrave të mia ishte që të mbaja nën kontroll jetën politike të parlamentarëve – rrëfen para filxhanit të cajit, në kafeterinë e Dhomës së Lordëve – por edhe jetën e tyre private. Ishte absolutisht e domosdoshme që të identifikoja një skandal, përpara se ta bënin gazetat, nuk duhet të lejoja që të mbërrinte deri në media. Dhe natyrisht, skandalet seksualë ishin një prej problemeve më të mëdhenj. Cfarë bënte? “Sapo informohesha për rrezikun, shkoja tek protagonisti dhe e bindja të vinte gjërat në rregull, të mbulonte gjurmët. Kam ndalur të paktën pesë skandale seksualë seriozë. Më shumë se një herë jam gjendur në dilemën, nëse duhej të shpëtoja partinë, apo të shpëtoja individin, apo mikun që kisha përballë. Natyrisht, partia vinte e para”.
Tek House of cards rrëfen pikërisht këtë: cinizmi dhe seksi që triumfojnë. Dhe jep siguri që ky nuk është ekzagjerim. “Politika është e përbërë nga vlera dhe pushtet. Duhen ekuilibruar: reputacioni i një politikani varet nga aftësia e tij për t’i peshuar, për të mos rrëshkitur në një anë apo në tjetrën. Por është e qartë që pushteti është esencial, pa të nuk mund të bësh asgjë, pa të politika është një kënetë. “House of cards” ka nëj frymë shekspiriane, në kuptimin që i dedikohet tërësisht anës së errët të politikës, thelbit të pushtetit. Njerëz që luftojnë me të gjithë mjetet. Drama e politikës është që shpesh të vendos në pozitë të vështirë, në pozicione ku nuk duhet të zgjedhësh mes të mirës dhe të keqes, por mes dy të këqiave. Dhe kur presioni është i lartë, dalin në dritë karakteret”.
Pozitivisht dhe negativisht. “Përplasja mes Toni Bleir dhe Gordon Braun është një histori e jashtëzakonshme ambiciesh dhe tradhëtish që i shkatërroi të dy”.
Por manovrat, shantazhet, Uni hipertrofik triumfojnë në cdo parti. “Testosteroni që rrjedh lumë”.
“Nëntëdhjetë përqind e atyre që shkruaj buron nga raste që i kam përjetuar, apo ku kam qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë”. Për sa i përket cinizmit, thotë që në korridorët e pushtetit nuk do të mungojë asnjëherë. “Përkundrazi, kohët e fundit është në rritje. Kam dëgjuar shumë politikanë që thonë se cinizmi është i neveritshëm… por nuk i ka lënë asnjëherë në baltë”.
Sa për seksin, nuk ke cfarë të bësh. Ciftëzimi me pushtetin është i pashmangshëm. “Eshtë cështje testosteroni. Në politikë ka ekzagjerim dhe është i pashmangshëm që të ndodhë edhe privatisht. Jetohet në fluskën e politikës, në një pikë të vjen të besosh që vlerat nuk janë dicka që të përkasin edhe ty: nëse je politikan, është më e lehtë të kesh sjellje të gabuara. Pastaj janë orët e gjata të punës, qëndrimi larg familjes, alkooli. Dhe fakti që lavditë e pushtetit e kanë jetën të shkurtër, ndërsa seksi zgjat. Por nuk është aspak një marrëdhënie e kohëve të vona ajo mes seksit dhe pushtetit. Në këtë pallat kryeministror, Lloyd George ka bërë tradhëti bashkëshortore që cke me të, Anthony Eden kishte disa marrëdhënie dhe mund të vazhdojmë me orë të tëra. Dua të them gjithashtu se me ardhjen në politikë dhe parlament të më shumë grave, tendenca nuk është se është zbehur”.
Protagonisti i trillerit politik është Francis Urquhart – F.U. – një njeri i ardhur nga majat e partisë, këshilltar i ngushtë i kryeministrit, tamam sic ishte Dobbs, si dhe ruajtës i sekreteve të parlamentarëve. Përdor marrëdhëniet e mira, lajkat, kërcënimet, shantazhet, pëshpërimat për gazetarët, madje gazetaret për të thurur skenarë, politikë dhe personalë.
“Gjithcka lindi gjatë zgjedhjeve britanike të vitit 1987 – rrëfen. Isha shef i kabinetit i partisë konservatore dhe në sondazhe kishim një avantazh të paprecedentë. Pavarësisht kësaj, Margaret Thatcher kish frikë mos humbte, shihte ngado komplote dhe më drejtohej mua për t’i ndalur. Një javë para votimit, u grindëm keq, kuptova që marrëdhënia ime me të kish marrë fund. Menjëherë pas fitores triumfuese, shkova në shtëpi i depresionuar. Mora disa letra, një shishe verë dhe nisa të shkruaj. E vetmja gjë që munda të shkruaj ishte F.U., në kuptimin e shprehjes Fuck You. U shndërruan në inicialet e personazhit tim dhe që atëherë kam shkruajtur njëzetë romane”. Në lojën e House of Cards dhe të politikës së vërtetë, asnjë moralizëm nuk ka kuptim. Burrat dhe gratë e mëdha, thotë Dobbs, janë gjithmonë dhe kudo kështu, kane etje për pushtet.
“Margaret Thatcheri kishte ide dhe vizion. Për fat kishte dhe një sens të gabitshëm të pushtetit”.