Psikologji

I beson intuitës që ke? Ja 8 arsye pse duhet të fillosh ta bësh

Intuita është shumë e rëndësishme në jetën e të gjithëve, por ne nuk e dëgjojmë gjithmonë. Shpesh racionaliteti ka epërsi, sepse jemi mësuar të mendojmë logjikisht dhe intuita, e cila bazohet në supozime krejtësisht të ndryshme, duket se nuk është e besueshme për ne. Megjithatë, ajo është një mjet  vërtetë i dobishëm për të nuhatur situatat dhe njerëzit dhe për të marrë vendime të rëndësishme, për sa kohë që ju mësoni ta njihni, pa e ngatërruar me frikën apo emocione të tjera. Si ta bëni këtë? Vetëm me përvojë!

Intuita lind me ne dhe është pikërisht në fëmijëri që e përdorim pa filtra të arsyes, duke “nuhatur” situatat dhe njerëzit, me ndjeshmërinë që ndonjëherë e humbim gjatë rritjes. Pastaj, kur jemi të rritur dhe më racionale, ne tentojmë ta harrojmë. Duke qenë një mjet i vlefshëm për jetën tonë të përditshme, në gjendje të na ndihmojë të marrim vendime dhe të kuptojmë nëse diçka apo dikush bën për ne, ia vlen të mësojmë ta njohim dhe ta dëgjojmë atë.

Ne jemi mësuar të marrim vendime, të vlerësojmë situatat dhe njerëzit, të bëjmë pro dhe kundër, sipas racionalitetit. Intuita nuk funksionon në këtë mënyrë, sepse nuk është logjike fare, por në një farë kuptimi më instiktive. Vlerësimet e saj bazohen në elaborimin e një informacioni të madh, për të cilin nuk jemi racionalisht në dijeni, dhe kjo është ajo që e bën atë kaq të fuqishme.

Intuita në mënyrën e vet është shumë e qartë, por kthjelltësia e saj i përket zemrës dhe jo mendjes. Për këtë arsye është e pakuptueshme të arsyetojmë dhe kjo është arsyeja pse ne tentojmë të dyshojmë. Megjithatë, duke mësuar ta dëgjojmë atë, së shpejti do të kuptojmë se sa largpamëse është.

Instinkti është më i lashtë se intuita dhe nuk na këshillon gjithmonë me mençuri, sepse qëllimi i tij kryesor është të na mbrojë nga grackat e mundshme, herë pas here të mbivlerësuara. Intuita, nga ana tjetër, është më e gjerë dhe për këtë arsye mund ta quajmë një këshilltare të mençur, e cila di të shikojë përtej frikës tonë.

Dëgjimi i intuitës është pak si dëgjimi i zemrës dhe, ndryshe nga ajo që na mësohet, nuk është çështje e perceptimeve jo shumë konkrete, përkundrazi. Por për ta kuptuar atë, duhet të mësoni ta dëgjoni, ndiqni këshillat e saj të heshtura dhe vlerësoni me mendje nëse keni të drejtë.

Nga një këndvështrim emocional, dhe për këtë arsye në çdo gjë që ka të bëjë me marrëdhëniet ndërpersonale, duke përfshirë marrëdhëniet e çiftit, intuita është shumë e dobishme, sepse është empatike. Ndihmon për të kuptuar prirjet e atyre që na rrethojnë dhe njohim gjuhën e emocioneve, pa patur nevojë për shumë fjalë. Jo rastësisht duke dëgjuar zemrën, dhe për këtë arsye intuitën, shpesh bëjmnë zgjedhjen e duhur në dashuri, apo edhe në miqësi.

Krahasuar me mendjen racionale, intuita shkon drejt në pikë, sepse na lejon të hamendësojmë se çfarë është e mirë apo jo për ne, pa pasur nevojë për të vlerësuar pro dhe kundër. Dhe për këtë arsye është gjithashtu shumë më e shpejtë.

Intuita shkon përtej paraqitjeve, sepse nuk i nënshtrohet konventave, rregullave, zakoneve sociale, siç është edhe mendja racionale. Dhe kjo liri e bën atë edhe më të vlefshme për zgjedhjet që bëjmë në jetën tonë të përditshme. / MeB

Leave a Reply

Back to top button