Thenie

I gjithë sekreti i ekzistencës sonë, i shpjeguar nga thënie të mençura budiste

Çdo qenie njerëzore, është autor i shëndetit apo sëmundjes së vet.

Unë nuk shoh asnjëherë atë që është bërë. Shoh vetëm atë që mbetet për t’u bërë.

Mos beso asgjë, pavarësisht se ku e lexon, apo kush e ka thënë, edhe nëse e kam thënë unë, nëse ajo nuk pëpruthet me arsyen dhe logjikën tënde.

Shmang të bërit keq, ashtu sikurse një njeri që dashuron jetën, shmang helmin.

Të mbahesh pas zemërimit, është njësoj si të pish helm dhe të presësh që të vdesë tjetri.

Ka vetëm dy gabime që njeriu mund të bëjë në rrugën e të vërtetës: të mos shkojë deri në fund, dhe të mos fillojë fare.

Askush nuk mund të na shpëtojë, përveç vetes sonë. Askush nuk mundet dhe askush nuk duhet. Ne vetë duhet ta përshkojmë rrugën tonë.

Më mirë se një mijë fjalë boshe, është një fjalë e vetme që sjell paqe.

Paqja dhe qetësia vijnë së brendshmi. Mos i kërko jashtë.

I gjithë sekreti i ekzistencës sonë është të mos kesh frikë. Kurrë mos u frikëso nga ajo që do të bëhesh, kurrë mos u bëj i varur nga askush. Në momentin kur refuzon gjithë ndihmën, çlirohesh.

Tre gjëra nuk mund të fshihen për një kohë të gjatë: Dielli, Hëna dhe e Vërteta.

Gjithçka që ne jemi, është rezultat i asaj që kemi menduar. Mendja është gjithçka. Ne bëhemi ajo që mendojmë.

Eshtë vetë mendja jonë, dhe jo armiku, që na shpie drejt rrugëve dhe mënyrave të liga.

Edhe armiky yt më i keq nuk mund të të dëmtojë, më shumë se sa mendimet e tua të pakontrolluara.

Ti nuk do të ndëshkohesh PËR zemërimin tënd, ti do të ndëshkohesh NGA zemërimi yt.

Njerëzit me opinione thjesht vijnë vërdallë duke shqetësuar njëri-tjetrin.

Një njeri nuk quhet i mençur, për shkak se flet e flet pa pushim. Por nëse është paqësor, i dashur dhe nuk ka frikë, atëherë por, që mund të quhet i mençur.

Një moment mund të ndryshojë një ditë, një ditë mund të ndryshojë një jetë dhe një jetë mund të ndryshojë botën. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button