Thënie të njohura nga José Ortega y Gasset
José Ortega y Gasset (1883-1955) ishte një profesor dhe filozof spanjoll i konsideruar si një nga eseistët më të mirë të “Gjeneratës 14” mes 1900 dhe avangardës, të cilës i përkasin Pablo Ruiz Picasso ose Juan Ramón Jiménez. Ortega y Gasset ushtroi një ndikim tek autorët e gjeneratës së 27 me vepra të tilla si “Invertebrate Spain” 1921, “Dehumanizimi i artit”, 1925 idetë e së cilës do të adoptoheshin nga kjo gjeneratë. José Ortega y Gasset karakterizohet në shkrim me një stil elegant dhe shumë të kujdessshëm. Disa nga veprat e tij janë “Meditime të Don Kishotit” 1914, “Tema e kohës sonë” 1923, “Çështë filozofia?” që iu publikua pas vdekjes në 1957, “Rebelimi i masave” 1929.
Ja disa prej thënieve të tij më të njohura:
“Çdo ditë më intereson pak të jem gjykatës i gjërave, preferoj të jem dashnor i tyre”
“Jeta është një seri përplasjesh me të ardhmen; nuk është një shumatore e asaj që kemi qenë, por e asaj që dëshirojmë të jemi”
“I keqi pushon disa herë, budallai kurrë”
“Dëshira vdes automatikisht kur realizohet; mbaron kur kënaqet. Dashuria, përkundrazi, është një dëshirë e përjetshme e pakënaqur.
“Bindjet tona më të thella, më të padiskutueshme janë ato më të dyshimtat. Ato përbëjnë limitin tonë, kufijtë tanë, burgun tonë”
“Njeriu nuk ka natyrë, ka vetëm histori”
“Ka shumë realitete ashtu sikur ka shumë këndvështrime. Këndvështrimet krijojnë panoramën”
“Rënia në dashuri është një gjendje e mjerimit mendor, në të cilin jeta e ndërgjegjes sonë ngushtohet, varfërohet dhe paralizohet”
“Njerëzit më të aftë për të menduar për dashurinë janë ata që më pak e kanë përjetuar; dhe ata që e kanë përjetuar janë të paaftë të meditojnë për të”
“Poezia është sot algjebra superiore e metaforave”. / bota.al