Thenie

“Ideologjitë na ndajnë. Ëndrrat dhe ankthi na bëjnë bashkë”. Disa thënie plot kuptim mbi ëndrrat

screen-shot-2016-11-02-at-08-49-50

Një ëndërr e parë vetëm, është thjesht një ëndërr. Një ëndërr e parë së bashku është realitet. (Xhon Lenon)

Unë nuk ëndërroj natën, unë ëndërroj gjithë ditën; endërroj për të jetuar.  (Steven Spielberg)

E ardhmja i përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre. (Eleonor Ruzvelt)

Çelësi për të realizuar një ëndërr, është të përqëndroheni jo tek suksesi, por domethënia- dhe pastaj edhe hapat dhe fitoret e vogla në rrugën tuaj do të marrin një kuptim më të madh. (Oprah Uinfri)

E gjithë jeta është një varg ëndrrash. Ambicia ime është të jem një ëndërrimtar i vetëdijshëm, kjo është e gjitha. (Suami Vivekanada)

Ideologjitë na ndajnë. Ëndrrat dhe ankthi na bëjnë bashkë (Eugjen Ionesko)

Kapuni fort pas endrrave që ato të mos vdesin, jeta është një zog me krahë të thyer që s’mund të fluturojë (Lengston Hjuxh)

Të gjitha ëndrrat tona mund të behen realitet, nëse kemi guximin për t’i ndjekur ato (Uollt Diznej)

Një qëllim, është një ëndërr me një afat (Napoleon Hill)

Po, unë jam një ëndërrimtar. Ëndërrimtar është ai që mund ta gjejë rrugën e tij vetëm në dritën e hënës, dhe dënimi i tij është se e sheh agimin para pjesës tjetër të botës. (Oskar Uajlld)

Në fillim ëndrrat duken të pamundura, më pas sikur nuk kanë gjasa të realizohen, dhe në fund janë të pashmangshme.  (Kris Riv)

Kampionët nuk lindin në palestra. Kampionët janë produkt i diçkaje që ata kanë

thellë brenda tyre – një dëshirë, një ëndërr dhe një vizion. (Muhamed Ali)

Qëndroni shpesh në shoqërinë e ëndërrimtarëve. Ata besojnë se ju mund të arrini gjëra të pamundura.  (Meri En Redmasher)

Një ëndërr nuk është diçka nga e cila ju zgjoheni, por diçka që të zgjon ty. (Çarli Hexh). / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button