Shkence

Ilaçi që ka asgjësuar çdo lloj tumori

Screen Shot 2015-04-14 at 09.51.43

Shkencëtarët në Universitetin e Stanfordit kanë gjetur se qelizat e kancerit kanë prodhuar një sasi joproporcionale të proteinës duke e shtyrë sistemin e imunitetit që të mos shkatërrojë qelizat e dëmshme. Shkencëtarët vijojnë kërkimet për gjetjen e një mjekimi kundër kancerit. Së fundmi ata kanë arritur të zbulojnë një ilaç që ka asgjësuar secilin tumor me të cilin ka pasur kontakt. Biologu Irving Weissman shprehet: ”Ne kemi treguar se edhe kur tumori ka filluar të shfaqet, antitrupi ose mund ta shërojë tumorin ose mund ta ndalë rritjen dhe të parandalojë metastazimin”. Shkencëtarët e kanë përdorur këtë antitrup për eksperimente tek minjtë. Ilaçi funksionon duke bllokuar proteinën CD47. Kjo proteinë prodhohet në qelizat e gjakut të shëndetshëm.

Screen Shot 2015-04-14 at 10.16.29

Leave a Reply

Back to top button