Thenie

“Imazhi që kemi për veten është i kotë, mendjemadh”. 10 thënie nga Philip Roth

Kur ende është i freskët lajmi për vdekjen e Tom Wolf-it ka ndodhur edhe ajo e 85 vjeçarit, Philip Roth, një prej romancierëve më të mëdhenj amerikanë të gjysmës së dytë të shek XX. Le ta kujtojmë me disa nga thëniet e tij të paharrueshme.

Të shkruash të shndrron në dikë që gjithmonë gabohet. Iluzioni, se një ditë mund ta bësh si duhet, është këmbëngulja që të bën të ecësh përpara.Pastoral americana (1997).

Duhet të qëndrosh mbi ndjenjat. Nuk jam unë ai që po ta kërkon: është jeta. Në të kundërt ndjenjat do të ngërthejnë, do të tërheqin në det dhe do të zhdukesh për gjithmonë.  “Indinjatë”

Imazhi që kemi për veten është i kotë, mendjemadh, plotësisht mendjemadh, por vazhdojmë ta menaxhojmë këtë imazh.

Rivaliteti, konkurrenca, zilia, xhelozia të gjitha të këqijat e karakterit njerëzor i ushqen sistemi; të mirat, paraja, pronësia….Me kritere të tilla të korruptueshme maten lumturia dhe suksesi. “Ankimi i Portnoit”

Pse duhet të kërkoj kaq justifikime për të qenë dikush që më përpara i përgjigjej figurës së ndershme “beqar”?  Nxjerrë nga “E keqja e Portnoit”

Mendjemadhësia e pacipë e budallenjve mund të përcaktojë plotësisht fatin e të tjerëve.

Dobësia e të tjerëve mund të të shkatërrojë po aq sa edhe forca. Të dobëtit nuk janë të padëmshëm. Dobësia e tyre mund të jetë forca e tyre.

Mos ji armiku i vetes. Ka kaq shumë mizori në botë, po aq sa edhe gjërat janë. Mos i përkeqëso duke u shndrruar në një kokë turku.

Në sport gjithçka kërkon vendosmëri, përkushtim dhe disiplinë dhe praktikisht ia keni dalë.

Nuk kam asgjë për të rrëfyer. T’i etiketoj librat e mi me përkufizime autobiografike ose rrëfime është të falsifikoj natyrën. Këto fjalë ngrenë një pengesë tjetër mes lexuesit dhe veprës, forcojnë tundimin e banalizimit të rrëfimit duke e shndrruar në një thashethemnajë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button