India ka regjistruar numrin e saj më të lartë ditor të rasteve të konfirmuara me koronavirus për të tretën ditë radhazi.
Në 24 orët e fundit të së shtunës deri në 8 të mëngjesit me orën lokale (10.30 p.m. ET e Premte), 14.516 infeksione të reja dhe 375 vdekje u raportuan në të gjithë vendin.
Në total India ka raportuar 395.048 raste me koronavirus dhe 12.948 vdekje, tha të shtunën Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Familjes.
Më shumë se 86,000 raste janë shtuar në totalin e Indisë gjatë javës së kaluar. Sipas Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore, 6,616,496 teste janë kryer në vend, ku 189.869 teste të kryera vetëm më 19 qershor. CNN / bota.al