Javën e kaluar, një grua Rohingya u tha gazetarëve se si ushtarët e Mianmarit e kishin prerë me thikë në fytyrë, ia kishin marrë foshnjën që qante me dhunë nga krahët dhe e kishin hedhur në zjarr; ndërsa fëmija digjej, ata e përdhunonin në grup. Ne nuk mendojmë se ia vlen kostoja për të bërë ndërhyrje të tilla, kështu që nuk bëjmë asgjë. “Dhe kur bëjmë këtë zgjedhje, nxjerrim zbuluar “Kurrë më!”, si gënjeshtrën që ka qenë gjithmonë”
Noah Rothman
Pas holokaustit, pjesa më e madhe e botës perëndimore adoptoi slloganin “Kurrë më!” Por, zotimi ynë kolektiv për të ndaluar gjenocidet ka qenë gjithmonë, më shumë teorik se sa praktik, siç po e shohim edhe një herë në Mianmar (gjithashtu e njohur si Birmani).
Dëbimi i dhunshëm i myslimanëve Rohingya nga atdheu i tyre ishte brutal, me mijëra njerëz të masakruar dhe qindra mijëra njerëz që iknin nga kufiri në kampet e mjerë në Bangladesh.
Javën e kaluar, një grua Rohingya u tha gazetarëve se si ushtarët e Mianmarit e kishin prerë me thikë në fytyrë, ia kishin marrë foshnjën që qante me dhunë nga krahët dhe e kishin hedhur në zjarr; ndërsa fëmija digjej, ata e përdhunonin në grup.
“Ka vetëm një mënyrë për të ndaluar vazhdimin e akteve të gjenocidit”, siç është ky, të cilët përsëriten herë pas here në të gjithë botën: “zbatimi i forcës ushtarake amerikane”. Por publiku amerikan ndihet i rraskapitur nga ndërhyrjet e kaluara jashtë vendit, dhe nuk ka interes në dërgimin e trupave ose shpenzimin e parave, për të ndaluar mizoritë masive në Azinë Juglindore, Afrikë ose Lindjen e Mesme.
Ne nuk mendojmë se ia vlen kostoja për të bërë ndërhyrje të tilla, kështu që nuk bëjmë asgjë. “Dhe kur bëjmë këtë zgjedhje, nxjerrim zbuluar “Kurrë më!”, si gënjeshtrën që ka qenë gjithmonë”. / Me shkurtime nga Commentary Magazine – Bota.al
* Në respekt të punës së personave që kanë punuar për ta sjellë në shqip këtë material, Bota.al lutet që të mos KOPJOHET