Motivuese

Infertiliteti dhe “ndjesia e dështimit”. Kjo histori do t’ju emocionojë shumë

“Kam zbuluar në moshën 43-vjeçare se kisha vështirësi për të ngjizur një fëmijë. Kjo ndodhi pas shumëpërpjekjesh të dështuara me tim shoq. Iu nënshtruam shumë ekzaminimeve dhe analizave dhe mjekët arritën në përfundimin se problemi ishte tek unë. Pas shumë mjekimesh, m’u deshën gati dhjetë vjet për të mbetur shtatzënë. Ajo ka qenë periudha më e errët e jetës sime. Mjekim pas mjekimi, duroja plot efekte anësore dhe kur nuk kisha rezultate, ndieja një ndjesi dështimi të tmerrshme. Bashkëshorti më mbështeste, por kur mjekimet nuk shkonim mirë dhe mjekët detyroheshin t’i ndërronin, ndihesha unë në faj. Ndihesha sikur po e dënoja tim shoq të mos kishte fëmijë dhe kjo nuk ishte e drejtë.

Por Zoti është i madh. Sado vuajta për vite të tëra (që sot gjithsesi më lëndojnë teksa i mendoj), i jam falenderuese Zotit që më bekoi mua dhe tim shoq me një fëmijë.  Tashmë që kemi një vajzë dhe po e rrisim së bashku, mund të them se unë dhe burri im kemi më shumë energji falë saj. Ngrihem çdo ditë në orën 06:15 për ta çuar vajzën në shkollë. Ajo është për momentin në klasën e parë dhe e shoh të rritet kaq shumë dita ditës. I ka dhënë një kuptim tjetër jetës sonë. Vajza ime është gjithmonë me mua, e shoh 24 orë në ditë. Edhe kur jam në punë, telefonoj prindërit vetëm për ta parë se si është.

Ndoshta, po të kisha qenë më e ri, nuk do të kishte ndodhur kështu. Më parë kam punuar shumë, kam qenë shpesh larg shtëpisë. Isha e detyruar t’ia besoja vajzën time gjyshërve ose dados. Megjithatë, sot jam gjithmonë me të. E vetmja keqardhje që ndiej, është që vajza ime nuk do të mund të rritet me gjyshërit pranë saj, pasi ata janë tashmë shumë të moshuar dhe jo fort mirë me shëndetin. Dhe më vjen vërtet keqpër këtë gjë. Vajza ime, Maria, tani është gjashtë vjeç: këto kanë qenë gjashtë vitet më të bukura të jetës sime “. – Carmen Russo

Back to top button